
Leo Buscaglia është autor dhe sociolog i famshëm amerikan i shekullit të XX. Ai ka lindur në vitin 1924 dhe është ndarë nga jeta në vitin 1998. Nga Buscaglia është përkthyer në shqip libri “Dashuri” dhe “Çifti i dashuruar”.

Leo Buscaglia na paraqet në këtë libër me një manifest mbi dashurinë, ëmbëlsinë, përkujdesin, dhembshurinë, komunikimin, altruizmin: pjesët më vitale të sjelljes njerëzore.
Thelbi i dashurisë është të dalësh nga vetja dhe të depërtosh te të tjerët. Kur ndalojmë së shqetësuari për të drejtat, ndjenjat, lumturinë e sigurinë tonë dhe fillojmë të shqetësohemi për të drejtat, ndjenjat, lumturinë dhe sigurinë e të tjerëve, atëherë do të gjejmë fuqinë e vërtetë të dashurisë.