Jan-Philipp Sendker, ka lindur në Hamburg në vitin 1960, dhe nisur nga dëshira e madhe për të udhëtuar nëpër botë, u bë korrespondenti amerikan për Stern nga viti 1990 deri në 1995, dhe korrespondenti i tij aziatik nga viti 1995 deri në vitin 1999. Në vitin 2000, botoi “Cracks in the Great Wall”, një libër historik për Kinën. “Në gjurmët e një përralle” është romani i tij i parë, dhe që atëherë, ai ka shkruar dhe tre romane të tjera, duke përfshirë edhe vazhdimin e këtij libri. Në vitin 2013, mori në Indi Çmimin e Nderit për librin "Në gjurmët e një përralle”.
“Hajduti dhe rebelja” është një histori dashurie universale, që kapërcen klasat shoqërore e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t’i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri
Një histori prekëse dhe frymëzuese e vendosur në Birmani, e cila zbulon një dashuri të mbushur me vështirësi dhe pasion, që do t’ju rikthejë besimin te fuqia e dashurisë për të lëvizur malet. Ky libër vjen për të gjithë ata që nuk reshtin së ëndërruari dashuritë përrallore dhe shohin te dashuria kuptimin më të bukur të jetës