Kërko më tej
"Mendo dhe bëhu i pasur" i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre.
Një libër bestseller ndërkombëtar. Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Prandaj ky libër përcjell mesazhin e fort: “Ik, pirdhu pozivitet!”
“Baba i pasur baba i varfër” është një pikë fillestare për secilin që dëshiron të marrë kontroll mbi të ardhmen e tij financiare
Nga autori bestseller i New York Times për librat Fillo me pse dhe Liderët hanë të fundit, na vjen një strukturë e guximshme për lidershipin, në botën e sotme që ndryshon vazhdimisht.
100 mënyra për të motivuar veten ju ndihmon të depërtoni përmes barrierave negative dhe t’i zhdukni mendimet pesimiste që po ju pengojnë të arrini obje- ktivat dhe ëndrrat tuaja. Ky botim përmban teknika mendore dhe shpirtërore të cilat nxisin veprimin dhe rezultatet në jetën tuaj.
Nëse je në kërkim të ndryshimit të vetvetes dhe rrugës drejt suksesit, ky libër është një zgjidhje shumë e mençur; Në të jeten këshilla se si të merrni menjëherë nën kontroll fatin tuaj mendor, emocional, fizik dhe financiar! I plotë në të gjitha aspektet e zhvillimit tuaj personal
Autori jep leksione të fuqishme për ndryshimin individual. Ky është botimi i plotë dhe është shitur më shumë se 15 milionë kopje. Tom Peters e konsiderohet këtë një libër të mrekullueshëm që mund të të ndryshojë jetën....
A na e përcakton koeficienti i inteligjencës fatin? Jo aq sa mund të mendojmë ne. Bestselleri i autorit Daniel Goleman na tërheq vëmendjen se këndvështrimi ynë për inteligjencën njerëzore është shumë i ngushtë. Arsyeja është se ne injorojmë një sërë aftësish që kanë ndikim shumë të madh në ecurinë e jetës sonë.
Ky libër mund t'ju ndryshojë jetën. Libri më i shitur i Deil Karnegit, plot gjashtë milionë kopje, i ripunuar kohët e fundit, ka ndihmuar miliona njerëz që të mposhtin ndjesinë e shqetësimit. Deil Karnegi ofron një grup formulash praktike që ju mund t'i vini në jetë sot, formula të vlefshmepër gjithë jetën!
“Një libër që çdo udhëheqës botëror i së ardhmes – dhe së tashmes – duhet ta mbajë tek koka e krevatit.”
Në këtë vepër fuqidhënëse dhe të pabotuar kurrë më parë, autori legjendar për zhvillimin personal, Napoleon Hill, ndan parimet e tij të suksesit, një seri zakonesh dhe mendësish të cilat ju japin themelet për një sukses që ju ndryshon jetën. Mençuri e përjetshme për një jetë të begatë.
Dhjetë ligje jo-konvencionale për të ripërcaktuar jetën tuaj dhe për të qenë të suksessshëm sipas termave tuaj. Autori shprehet: “Unë mendoj se është e mundur që njerëzit e zakonshëm të zgjedhin të jenë të jashtëzakonshëm”.
Në librin " MOTIVIMI " , eksperti i suksesshëm Biran Tracy, i bazuar në dekadat e përvojës së grumbulluar, jep 21 metoda të shpejta dhe të fuqishme për rritjen e frytshmërisë së individit, ose të një grupi të tërë.
“Si të bëhesh profesionisht në shitje” është një udhëzues njohurish dhe aftësish, është përgjigja e pyetjes: Si të kemi sukses në profesionin tonë dhe në jetë? Çfarë është shitja në vetvete? Cilët janë faktorët/elementët e saj përbërës? Cilat janë cilësitë që përcaktojnë përsosmërinë në shitje? Cilat aftësi e veçojnë nga të tjerët shitësit e suksesshëm?...
Njerëzit që kanë arritur sukses, nuk janë medeomos më të aftë ose më inteligjentë se të tjerët. Ajo që i ndan është dëshira e tyre e zjarrtë dhe etja për dije.
Ky është një udhëzues praktik dhe i domosdoshëm për t’u shndërruar në njeri të paharrueshëm e të parezistueshëm për këdo.
Autori, Vasil Naço, jo vetëm është biznesmen i suksesshëm, por e ndan suksesin dhe të mirën me të tjerët. Dhe kjo nuk është pak, përkundrazi, prandaj “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” nuk vjen thjeshtë si guidë këshillash, por si një mal përvojash të përjetuara me shumë sfida. Dija dhe informacioni i përftuar në këtë realitet për vlerat e...
Në këtë libër do të mësoni pesë principe për të pasur perspektivë në jetë: Principi i mendimit, i disponimeve, i realiteteve të ndara, i ndenjave dhe i momentit të tanishëm. Në këtë libër jepen edhe këshilla sesi të përdoren këto principe: Marrëdhëniet, stresi, zgjidhja e problemeve, lumturia, shprehitë dhe varësitë, i shoqëruar edhe me një listë...
Një udhërrëfyes briliant drejt përndritjes shpirtërore. Libri i Eckhart Tolle është shitur mbi 2 milionë kopje që kur është hedhur në qarkullim dhe është shpallur bestseller nga The New York Times. Spiritualisti i famshëm Deepak Chopra thotë se është një ndër librat më të mirë të viteve të fundit. Çdo fjali e tij kumbon të vërtetën dhe fuqi.
“E mira dhe e keqja gjenden te njëra-tjetra dhe përzihen në nivel universal: lumturia dhe mjerimi, mençuria dhe marrëzia, virtyti dhe vesi. Asgjë nuk është tërësisht dhe plotësisht më vete.” – këtë ndarje na ndihmon libri që ta bëjmë në jetë..
“Shkenca e Mirëqenies është një libër pragmatik prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që duan mirëqënie në jetë. Autori na ofron konkluzione dhe këshilla si rrjedhojë e meditimit dhe provojës së gjatë jetësore. Ligji i Tërheqjes që tentohet të përvetësohet që nga Amerika në Europë nga njerëz që duan një jetë e një sistem jete...
Sekretet për të qenë të frytshëm në jetë dhe në biznes. Nga autori i bestselleri- it te New York Times "Fuqia e shprehisë".
“Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumë njerëz thjesht ekzistojnë” – kështu thotë Oscar Wilde dhe këtë sfidë rrok libri i cili trajton në mënyrë shterruese kuptimet e fjalës Lumturi dhe shtigjet sesi ta arrijmë atë
Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.
“Sekreti” zbuloi ligjin e tërheqjes. Fuqia më e madhe në univers është fuqia për të pasur çdo gjë që ti do. Një gjë mund të ndryshojë marrëdhëniet tuaja, paranë, shëndetin, kënaqësinë, karrierën dhe jetën. Jeta që ti do lëviz sipas Fuqisë. Ata që kanë lexuar “Sekreti”, nuk do të mendojnë asnjë sekond më shumë dhe do të lexojnë rrufeshëm edhe “Fuqia”
Vatrat e talentit janë zakonisht vende të mistershme, dhe gjëja më e mistershme është se talenti aty harliset krejt papritmas. Libri ''Çelësi i Talentit' zbulon misteret e ekzistencës së talentit, aty ku ai gjendet. Madhështia nuk ështëe lindur, - ajo rritet..
Ky eshte nje nga librat e pare me te suksesshem te dale Carnegie. Nese do te marresh mesimet brilante te ketij mjeshtri, ky eshte guri themelor prej nga ku mund te shkosh shume larg, ne rrugen ne te cilen ndoqen edhe nxenesit e tij te shquar si Napoleon Hill, Warren Buffett, etj…
Davidi dhe Goliati është një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve. Me "gjigantë" unë nënkuptoj kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha Ilojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj e deri tek paaftësitë, fati i keq dhe shtypja
Pas librit “Vajza, lani fytyren” autorja bestseller Rachell Hollis, dhe një nga spikeret motivuese më të kërkuara në botë vjen me një botim të ri në shqip: ”Ky libër ofron një plan pa ndroje për të përqafuar dhe arritur synimet tuaja: “Unë besoj se ne mund ta ndryshojmë botën. Por në fillim duhet të ndalojmë së jetuari me frikën nga gjykimi për atë që jemi”.
Ky liber perfaqeson nje shqyrtim te qarte te temave qe shqetesojne njeriun e sotem. Nga kendveshtrimi filozofik, leximi i ketyre faqeve na ofron celesat e nje interpretimi me te mire te vetes tone
Janë tre libra – bestseller-a ndërkombëtar që ndikojnë jashtëzakonisht në zhvillimin personal të secilit prej nesh: Për të kuptuar të ashtuquajturat “epidemi sociale”, për të përvetësuar fuqinë e të njohurit në dy sekondat e parë dhe për të përballuar mjeshtrisht me persona që janë më të fuqishëm se ne. Janë tre sekrete që u ndan me ne autori i njohur...