












Mimoza Ahmeti është autore e përfshirë në tekstet shkollore të gjuhës shqipe. Poezia dhe proza e saj është përkthyer gjerësisht në gjuhët evropiane. Është fituese e çmimit ndërkombëtar (Palma e Artë” të Festivalit të Poezisë San Remo, 1998, organizuar nga RAI. Punon lektore në UMSH dhe është Doktore Shkence në fushën e Psikoterapisë, laureuar me rezultat ekselent në Vienë.
“Libri i lumturisë” vjen pas botimeve të dy vëllimeve të tjera “Delirium” dhe “Pjalmimi i luleve”.








Mira Meksi është përkthyese dhe prozatore e njohur, fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për krijimtari dhe përkthime


Mircea Eliade (9 mars 1907, Bukuresht – 22 prill 1986, Çikago ) ishte shkrimtar e filozof rumun, si dhe një nga historianët më të rëndësishëm të fesë në shekullin XX. Ai studioi në Bukuresht, Kalkuta, Paris, dhe ishte profesor i historisë së feve në University of Chicago nga viti 1957 deri kur vdiq. Eliade përpunoi shumë prej elementeve kyçe të shkollës fenomenologjike. Disa nga idetë e tij janë sot e kësaj dite pjesë e paradigmave kryesore të studimit të fesë në Perëndim

Mireille Guiliano, lindur dhe rritur në Francë, është një autore librash dhe zëdhënëse shtypi prej shumë vitesh e Champagne Veuve Clicquot. Për më se njëzet vjet, ajo ka qenë presidente dhe drejtoreshë ekzekutive e Clicquot Inc. (LVMH).
Është e martuar me një amerikan dhe e kalon pjesën më të madhe të vitit në Nju Jork dhe në Francë (Paris dhe Provansë). Argëtimet e saj më të mëdha janë përgatitja e vaktit të mëngjesit, drekës dhe darkës. Librat e saj janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë.














Mithat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Veprimtar politik, shkrimtar, publicist, përkthyes, i njohur me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka
Mitrush Kuteli është mjeshtri i realizimit magjik, rrëfimtar i shkëlqyer, përkthyes i majave të letërsisë botërore; njëherësh edhe studiues dhe financier me kontribute të mëdha për ngritjen e Bankës së Shqipërisë dhe zhvillimin e monedhës kombëtare

Mo Yan është një nga romancierët bashkëkohorë me i njohur në Kinë, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, përfshirë edhe çmimin Nobel. Ka shkruar 11 romane dhe në shqip është përkthyer Bretkosa, një nga kryeveprat e tij

















Moony Witcher (pseudonimi i Roberta Rizzo-s, lindur në Venezia ne 1957) është një shkrimtare italiane për fëmijë, e njohur edhe nga lexuesit e vegjël në Shqipëri për serinë me 6 libra të fantazive të Ninës, gjyshit alkimist dhe shoqeve të saja






























































Muriel Barbery është romanciere dhe mësuese filozofie franceze. Lindi më 28 maj 1969 në Kazablanka të Marokut, por bashkë me prindërit u shpërngulën në Francë kur ajo ishte vetëm dymuajshe. Ajo u diplomua për filozofi në vitin 1993. Më pas ajo dha filozofi në Universitetin e Burgonjës dhe në Saint-Lô IUFM. Barbery ka shkruar romanin “Eleganca e iriqit” (botuar në shqip nga shtëpia botuese “Dudaj”) kryesoi listat e librave më të shitur francezë për 30 javë radhazi dhe u ribotua 50 herë.














Mustafa Greblleshi ishte gazetar, intelektual, shkrimtar i spiktatur dhe një shqipërues me vlera të rralla i brezit të viteve 30-40. Autori i romanit “Gremina e dashurisë” ka librit “Shqipëria 1939-44"
Mustafa Merlika – Kurja ka qenë një nga firmëtarët e Pavarësisë së Shqipërisë, njëherësh edhe kryeministër i vendit gjatë pushtimit italian, që nga dhjetori i vitit 1941 deri më 19 janar 1943. Ai ka lindur në Krujë më 15 mars 1887 dhe është ndarë nga jeta më 27 dhjetor 1958 në Nju Jork të Shteteve të Bashkuar të Amerikës
















Naim Frashëri lindi në vitin 1846 në Frashër të Përmetit dhe u nda nga jeta më 20 tetor 1900. Ai ishte ndër shkrimtarët dhe aktivistët kryesore të Rilindjes Kombëtare. Bagëti e bujqësi, Endërrimit, Histori e Skenderbeut janë disa prej veprave të tij letrare që kanë mbetur në fondin e artë të letërsisë kombëtare shqiptare.



Namik Dokle është gazetar, publicist, romancier dhe dramaturg. Veprat e tij janë botuar kryesisht pas viteve 2000 dhe në tre vitet e fundit ka provuar dramën duke sjellë për lexuesit edhe dy vepra. Pjesa aktive e angazhimit të tij ka qenë politika.









Napoleon Hill është autor i famshëm amerikan për zhvillimin personal. Ai u bë i njohur me librin “Mendo dhe bëhu i pasur” i cili është renditur një ndër 10 librat më të mirë për zhvillimin personal. Hill lindi ë 26 tetor 1883 në Virgjinia dhe u nda nga jeta më 8 nëntor 1970 në Karolinën e Jugut.







Natasha Lako mbetet aktive, si një nga zërat e lirë dhe të pavarur, përfaqësuese e shkëndijave të para të feminizmit shqiptar dhe një nga penat më të veçanta të poezisë shqipe

Nathaniel Hawthorne është tregimtar dhe romancier amerikan, i njohur si përfaqësues i romantizmit të errët, që shpaloset më së miri në librin “Damka e turpit”. Ai ka lindur më 4 korrik 1804 dhe është ndarë nga jeta më 19 maj 1864.


Natsume Soseski, i konsideruar si babai i letërsisë japoneze moderne. Haruki Murakami shprehet për këtë autor: “Sõseki është përfaqësuesi i letërsisë moderne japoneze, një personalitet i një kalibri të vërtetë kombëtar”






Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër dhe është ndarë nga jeta më 1 gusht 1937. Ai është ndër poetët më të spikatur të Rilindjes Kombëtare. Veç veprimtarisë së tij si poet, Mjeda vlerësohet për kontributet në miratimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Mësuesia dhe meshtaria ishin dy prej aktiviteteve që i ushtroi gjatë gjithë jetës së tij
Ndriçim Ademaj ka lindur në Prizren. Ai është autor i tri vëllimeve me poezi: “Kërkoj diellin” (2008), “Dera” (2012) dhe “Këngë nga rruga e farkëtarëve” (2015). Ky është romani i tij i parë.
Ndriçim Kulla është studiues dhe krijues shqiptar. Njihet si botues, por edhe autor i disa studimeve në fushën e letërsisë dhe mendimit shqiptar




Nebi Bardhoshi është kërkues shkencor në Departamentin e Etnologjisë, pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Tiranë dhe Researcher Fellow në Graduate School for East and Southeast European Studies, Regensburg, Gjermani































Nicola Yoon u rrit në Xhamajka dhe Bruklin. Ajo jeton aktualisht në Los Angeles me të shoqin, që krijoi ilustrimet e këtij libri dhe të bijën. “Ne jemi gjithçka” është romani i saj i parë.

Niels Hav është një poet dhe prozator i tregimeve të shkurtra në profesion të lirë që jeton në Kopenhagen. Ai konsiderohet aktualisht si një zë i njohur i letërsisë bashkëkohore skandinave me poezitë dhe prozën e botuar në shumë revista letrare dhe antologji, si në anglisht, arabisht, spanjisht, italisht, turqisht, holandisht, gjuhën kineze, farsi etj. I rritur në një fermë në Danimarkën Perëndimore, Niels Hav banon aktualisht në zonën më të larmishme dhe shumetnike të kryeqytetit. Ai udhëton shpesh në Europë, Azi, në Amerikën Veriore dhe Jugore.


Niklas Luhmann konsiderohet si një ndër mendimtarët më të shquar gjermanë të shekullit XX, krahas Jürgen Habermas-it, me të cilin ka zhvilluar edhe shumë polemika shkencore.

Nikola M. Nikolov u lind më 30 qershor 1920 në qytetin Vidin të Bullgarisë. Në Sofje mbaroi kolegjin francez. Në vitin 1944 mori pjesë në luftë si oficer i artilerisë dhe u dekorua me dy dekorata për trimëri. Në vitin 1969 emigroi në SHBA. Atje mbaroi Universitetin shtetëror Portland (Oregon), specializoi „Shkencat Evroqendrore” dhe “Artin”. I mbaroi me sukses kurset universitare të shkencave politike të profesorit të njohur botëror Frank Munkut. Libri për herë të parë u botua në vitin 1990 në gjuhën angleze (në SHBA) dhe vetëm për dy vjet u ribotua katër herë. “Komploti botëror” është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Sipas anketimeve që i bënë shumë gazeta dhe revista, në vitin 1991 libri më i kërkuar dhe më i lexuar ishte “Komploti botëror”


Bashkautore te volumit te dyte te labrit "I Lumi Dom Shtjefen Kurti, Deshmitar i kishes martire"

Bashkautore te dy volumeve te librave "I Lumi Dom Shtjefen Kurti, Deshmitar i kishes martire"

Nikolai V. Gogol është një nga shkrimtarët më të mirë rusë dhe botëror, vepra e të cilit, ndonëse është shkruar në shekullin e XIX, ka fituar vlera të përjetshme
Niko Kazantzakis është absolutisht një nga autorët dhe filozofët më të rëndësishëm të përkthyer nga greqishtja në shqip.





Noam Chomsky është autor i një numri të madh bestsellerësh politikë, përfshi këtu edhe “Hegjemoni ose mbijetesë” dhe “Shtete të dështuara”. Chomsky, profesor i gjuhësisë dhe filozofisë në universitetin e mirënjohur “The Massachusetts Institute of Technology”, vlerësohet shumë për revolucionarizimin e linguistikës moderne. Ai jeton në Kembrixh, Masashuset.











Norbert Jokli lindi në Bzenec (asokohe Bisenz), Moravia e Jugut, sot Republika Çeke si biri i vetëm i një tregtari hebre. Autor i disa veprave themelore në albanistikë, veprat e tij shquhen për nga thellësi dhe gjerësia. Veç studimeve vetjake Jokli kreu një punë të madhe bibliografike, duke i bërë studimet shqiptare të njohura në të gjithë botën.

Norman Vincent Peale është autor i librave të zhvillimit personal, - dhe një nga përfaqësuesit më të spikatur të mendimit pozitiv. Lindi në vitin 1898 dhe u nda nga jeta më 24 dhjetor 1993. Lexuesi e njeh me serinë me dy vëllime “Fuqia e mendimit pozitiv”






























Odeta Koço ka lindur më 6 dhjetor 1960 në Tiranë. Ka përfunduar studimet në Institutin e Lartë Bujqësor. I pëlqen letërsia, një pasion bashkëudhëtar i përhershëm. Të shkruarit e ka ndjekur që në moshë të re deri më sot.

Odise Plaku, tashmë e legjitimon veten si autor me disa botime. Për lexuesin është i njohur me dy zhanre veprash: vëllime letrare dhe vepra skenike. Në realitet, tërë kjo krijimtari tregon se shkrimtari jeton i mbërthyer nga ankthi i ndërgjegjes, andaj përmes frymëzimit shtegton natyrshëm në udhë të përbotshme, ku e shpie ndjenja dhe mendimi.
Ognjen Spahic (Podgoricë, 1977) është nga romancierët e mirënjohur nga Mali i Zi. Ka botuar dy përmbledhje me tregime në vitet 2001 dhe 2007. Rë vitin 2005 romani i tij “Fëmijët e Hansenit” fitoi çmimin e rëndësishëm letrar “Meša Selimovic, cilësuar si romani më i mirë i të rinjve botuar në Kroaci, Serbi, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë.













Oliver James është diplomuar si psikolog klinik për fëmijët dhe e ka ushtruar këtë profesion. Që prej vitit 1998, ai është angazhuar si shkrimtar, gazetar, producent dhe prezantues në programe dhe dokumentarë televizivë. Ndër librat e tij spikatin bestsellerat: “Ta kanë menderosur jetën”, “Obsesioni për famë dhe para”, “Marrosje e lumtur”, dhe “Politikat e zyrës së punës”. Për më tepër informacion rreth tij mund të vizitoni faqen në internet: www.oliver-james-books-com.


















Oriana Fallaci është shkrimtare dhe gazetare e famshme italiane. Ajo mbahet mend si një nga intervistueset e personaliteteve më të njohura politike të shekullit të XX, njëherësh edhe për librat e saj antikonformiste, ku spikasin qëndrimet e saj ndaj islamit radikal dhe fenomeneve që po ndodhin në botën arabe
Ornela Vorpsi eshte shkrimtare dhe publiciste qe vepren e saj e ka shkruar jashte Shqiperise. Libri "Vendi ku nuk vdiset kurre" eshte vepra e pare qe i paraqitet ne shqip lexuesit shqiptar.




Oscar Wilde lindi në vitin 1854 dhe u nda nga jeta më 30 nëntor 1900. Ai është dramaturgu, prozatori dhe poeti i famshëm irlandez. Wilde ka shkruar letërsi për fëmijë dhe të të rritur, ka bërë ese për artin dhe letërsinë dhe mbetet një prej mendjeve më brilante të letërsisë botërore të shekullit të XIX
OSHO - Bhagwan Shree Rajneesh ësjtë udhëheqës shpirtëror indian që krijoi praktikën spirituale të meditimit dinamik.











Më 9 gusht 1899 lindi Pamela Lyndon Travers, autore dhe aktore e njohur britaniko-australiane. Ajo është ndarë nga jeta në vitin 1996. Ajo është e njohur për serinë e veprave të Meri Poppins, kujdestarja magjike dhe e dashur për fëmijët.










Prof. dr. Ing. Pal Nikolli është pedagog, Hartograf dhe njëherësh avokat. I diplomuar “Inxhinier Gjeodet” me rezultate shumë të larta, ka shkruar disa libra në fushën e hartografisë











Paola Calvetti është një prozatore dhe gazetare e njohur italiane
Paolo Cognetti lindi në Milano, 1978. Ka botuar për minimum fax “Doracak për vajza të suksesshme” (2004), “Një gjë e vogël që është gati të shpërthejë” (2007), “Sofia vishet gjithnjë me të zeza” (2012) dhe “Për peshkim në honet më të thella” (2014). Mbi temën e malit ka botuar “Djali i egër”, (2013). Është kujdesur për botimin e antologjisë New York Stories (Einaudi 2015).
Paolo Giordano ka lindur në Torino më 1982-shin. Ka mbrojtur doktoratën në fizikë dhe është autor i katër romaneve: “Vetmia e numrave prim” (2008, fitoi çmimin “Strega” dhe çmimin “Campiello Opera Prima”), “Trupi i njeriut” (2012), “E zeza dhe e argjendta” (2014 dhe 2017) dhe “Të përpish qiellin” (2018 dhe 2019). Ka shkruar për teatrin (“Galois” dhe “Fundi i dënimit: tani”) dhe bashkëpunon me gazetën “Corriere della sera”.



Parid Teferiçi (1972) ka lindur në Kavajë. Ka studiuar matematikë në Tiranë dhe ekonomi bankare në Milano. Ka punuar pranë Institutit të Kulturës “Giorgio Cini” në Ferrara, ku kujdesej për artet vizive. Punimet e tij i ka ekspozuar në Romë, në Ferrara. Për pikturën e tij, ndër të tjera kanë shkruar: F. Patruno, G. Cerioli, M. L. Brunelli, M. Zavagli, M.Cunico. Gjithashtu ka përkthyer vepra nga Thomas, Aleixandre, Cernuda etj. Libra të botuar prej tij janë: “Molla e detyrueshme”, 1993, “Bërë me largësì”, 1996, “Meqenëse sytë”, 2003 etj.
Ka fituar çmimin e parë për librin me poezi “Largësi ideale” në Panairin e Librit 2015.






Paskal MILO ka lindur në Palasë dhe është diplomuar për Histori dhe Gjeografi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Ka kryer studime pasuniversitare në Suedi. Ka gradën shkencore “Doktor” në histori dhe titullin “Profesor”. Ai ka qenë ministër i Jashtëm i Shqipërisë, deputet i Kuvendit dhe drejtues i partisë Demokracia Sociale.












Patrick Modiano është prozator francez, fitues i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 2014. Ai ka fituar edhe çmimet kombëtare nga Akademia Franceze Grad Prix du roman. Në vitin 1972 dhe Goncourt në vitin 1978.





Paul Auster eshte romancier, poet dhe eseist amerikan. Ai eshte edhe producent filmash. Auster eshte i njohur per lexuesit me Trilogjine e Nju Jorkut dhe Libri i iluzioneve, te cilat kane ardhur edhe ne shqip per lexuesit tane nga IDK





Paul Kalinithi ka lindur ne vitin 1977 dhe eshte ndare nga jeta ne vitin 2015 ne moshen 38 vjecare. Ai ka qene neurokirurg dhe shkrimtar. Kalinithi ka lene nje veper me titullin “Kur frymemarrja behet ajer” e cila u be brenda nje kohe te shkurter bestseller boteror. Tashme, ai eshte edhe ne gjuhen shqipe.



Paula Hawkins ka lindur dhe është rritur në Zimbabve, u zhvendos në Londër në vitin 1989 dhe qysh atëherë jeton aty. Ka punuar si gazetare për 15 vjet para se t'i hynte letërsisë. Vajza në tren është romani i saj i parë.
Paula McLain ka lindur në Fresno, Kaliforni, më 1965. Më 1996, Universiteti i Miçiganit i dha asaj çmimin MFA për poezinë. Përmbledhja e saj poetike "Less of Her" u botua më 1999, më2003 libri me kujtime "Like Family: Growing Up In Other People's Houses" dhe më 2005 vëllimi i dytë poetik dhe romani "A Ticket to Ride". "The Paris Wife" u botua më 2011.


Paullina Simons lindi në Leningrad, BRSS, më 1963. Kur ajo ishte dhjetë vjeçe, familja e saj emigroi në SHBA. Pasi mbaroi shkollën e lartë, filloi punë si gazetare e më pas si përkthyese.
Romani i saj i parë, Tulli, njohu sukses të menjëhershëm.
Vepra e saj më e famshme është trilogjia “Tatiana dhe Aleksandri” - titull që e mban edhe libri i dytë i kësaj trilogjie. Libri i parë, “Kalorësi i Bronztë”, është botuar nga TOENA në vitin 2013 dhe pas tij u botuan dhe dy vëllimet e tjera “Tatiana dhe Aleksandri” dhe “Kopshti veror”, libra që u pritën me shumë interes dhe kërshëri nga mijëra lexues.
Paulo Coelho është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Veprat e tij, të botuara në më shumë se 170 vende dhe të përkthyera në 80 gjuhë, janë shitur në mbi 175 milionë kopje në të gjithë botën
Paulus Hochgatterer-i lindi në vitin 1961 në Amsteten të Austrisë së Poshtme. Jeton në Vjenë, ku përveçse shkruan, ushtron edhe profesionin e psikiatrit për fëmijë. Është nderuar me çmime të ndryshme dhe së fundmi ka fituar bursën “Elias-Canetti” të qytetit të Vjenës. Disa nga veprat e tij janë: Mbi kirurgjinë (roman, 1993, ribotuar më 2015-n), Rregulli i Nysten-it (tregime, 1995), Ujëra të rrëmbyeshme (tregim, 1997), Caretta caretta (roman, 1999), Mbi korbat (roman, 2002) dhe Një histori e shkurtër mbi peshqit fluturues (tregim, 2003).









Pedro Chagas Freitas është një shkrimtar, gazetar dhe folës publik në Portugali. Ka shkruar 15 libra dhe ka marrë çmimin “Young Creators” nga Qendra Kombëtare e Kulturës në Portugali. Ka lindur më 25 shtator 1979









Dr. Pëllumb Karagjozi ka kryer shkollën e mesme në Shkodër, më 1959 dhe ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, me diplomë “Shkëlqyer”. Ai mban graden Doktor Shkencash Mjekesore qe nga viti 1991 dhe ka botuar artikuj shkencor brenda dhe jashte vendit si dhe disa libra ne fushen e studimeve te tij. Eshte president i Shoqates Mjekesore Shqiptare
Pëllumb Xhufi i ka filluar studimet klasike për latinisht e greqishte të vjetër në gjimnazin e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë. Studimet e larta për Letra Klasike i ka kryer në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Është thelluar në studimet për histori e filologji mesjetare e bizantine në Greqi (1981), Gjermani (1991-1992), Austri (1992). Është autor e bashkautor i Historisë së Shqipërisë (Mesjeta), Statutet e Shkodrës, Dilemat e Arbërit, Nga Paleologët te Muzakajt, Ikje nga Bizanti, L’ Albania veneta, Çamëria - një vështrim historik e etnokulturor si dhe i një numri të madh punimesh e artikujsh të botuar në periodikë shkencorë brenda dhe jashtë vendit


Penny Reid është autorja e vlerësuar si më e suksesshme në librat e zhanrit romancë sipas US Today. Megjithëse ajo ka arritur suksese si romanciere, profesioni i vërtetë është ai i kërkueses në industrinë e bioteknologjisë. Së shpejti pritet të nxjerrë edhe dy libra të tjerë.
Është nënë e tre fëmijëve.
Për më shumë, kontakto në faqen zyrtare të kësaj autoreje https://www.goodreads.com/author/show/5997227.Penny_Reid














Peter Bartl ka lindur në vitin 1938 në Cottbus, Gjermani. Pas studimit të historisë së Europës Lindore, sllavistikës dhe turkologjisë, ka botuar një sërë studimesh historike rreth Europës juglindore e më ngushtë Shqipërisë, Ka botuar disa libra për historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit. Deri tani janë botuar tre prej vëllimeve kushtuar Dioqezës së Lezhës (2007); Dioqezës së Durrësit (2011) dhe asaj të Sapës (2014).







Peter Thiel bashkëthemeloi Paypal dhe Palantir, bëri investimin e parë të jashtëm në Facebook, themeloi kompaninë si SpaceX dhe Linkedin dhe filloi Thiel Fellowship, që inkurajon të rinjtë ti kushtojnë vëmendje mësimit përpara shkollës.



Petra Dvořáková, shkrimtare dhe skenariste çeke, ka lindur në vitin 1977. Për librin e saj të parë "Ëndrra e ndryshuar", botuar në vitin 2006, u shpall fituese e çmimit "Magnesia Litera". Në vitin 2008 botoi librin "Unë jam i uritur". Ndërsa për librin e parë për fëmijët "Julia midis fjalëve" (2013) u vlerësua me "Gjerdanin e artë" dhe me Çmimin e mësuesve për kontributin në zhvillimin e leximit për fëmijët. Është bashkëautore e programit "Plane" në Radio Televizionin Çek.

Petraq Kolevica është me profesion inxhinier ndërtimi por edhe përkthyes i njohur i letërsisë botërore, autor i disa librave edhe të karakterit biografik, mik dhe njohës i thellë i Lazgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit.
Petraq Zoto ka qenë mësues, skenarist dhe prozator, krijimtari e të cilit nisi që në vitet ’60.


Petro Marko (Dhërmi, 25 nëntor 1913 - Tiranë, 27 dhjetor 1991) ishte arsimtar, publicist, gazetar dhe shkrimtar shqiptar i shquar. Ai do të vlerësohet për prozën e tij moderniste, duke thyer rregullat e metodës së realizimit socialist, ndonëse krijimtaria e tij është bërë pikërisht në atë periudhë


Petros Markaris është shkrimtar grek, i njohur për serinë e romanit thriller me investigimin e policit Costas Haritos. Ai ka lindur më 1 janar 1937 në Stamboll në Turiq dhe ka përfunduar shkollën e lartë austriake Shën Gjergji. Aktualisht jeton në Athinë dhe vazhdon krijimtarinë e tij. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë në Europë, si në gjermanisht, italisht, spanjisht dhe anglisht.




Phil Stutz u diplomua në City College në New York dhe më pas studioi mjekësi në Neë York University. Ai punoi si psikiatër burgu në ishullin Rikers dhe më pas privatisht në New York, para se të shpërngulte studion e tij në Los Angeles në 1982.
Barry Michels ka një diplomë nga Harvard, ka mbaruar për jurisprudencë në Berkeley, Universiteti i Kalifornisë dhe ka një Master në Punë Sociale nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut. Ai ka punuar si psikoterapist me studion e tij private në Los Angeles që në 1986.

Philip K. Dick (1928-1982) shkroi 121 tregime dhe 45 romane dhe konsiderohet ndër shkrimtarët më vizionarë të shekullit XX



Philip Pullman është një nga shkrimtarët më të shitur sot në botë për fëmijë dhe të rinj. Ai ka ardhur në shqip përmes triologjisë “Busulla e artë”, “Thika e mprehtë” dhe “Tejqyra e qelibartë”, të cilat janë hedhur në qarkullim nga Botimet Dudaj
Philip Roth është romancier dhe tregimtar amerikan, i njohur për eksplorimet e tj rreth identitetit të hebrejve dhe amerikanëve. Ai është i njohur edhe për lexuesin shqiptar përmes përkthimit të disa veprave të tij











Lindi në Bolonjë më 5 mars 1922. Në moshë të re fillon të shkruajë poezi, duke ndërthurur tekstet në gjuhën italiane me dialektin friulian. Më 1942 del libri i tij i parë “Poezi në Kazarsa”


















Pjetër Arbnori (18 janar 1935 – 8 korrik 2006), ishte një shkrimtar dhe politikan shqiptar. Ai është quajtur “Mandela i Ballkanit”, për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste, 28 vjet


























Preç Zogaj është shkrimtar, poet dhe gazetar shqiptar.
Ai lindi në Lezhë në vitin 1957. Studioi gjuhën dhe letërsine shqipe në Universitetin e Tiranës. Gjate viteve '90 ishte kryeredaktor i gazetes Koha Jone, te botuar ne Tirane
Prem Rawat është një udhëheqës shpirtëror indiano-amerikan i njohur në të gjithë botën si një mendje e urtë. Ai njihet edhe si Guru Maharaj Ji. Ka lindur më 10 dhjetor 1957 në Haridwar të Indisë. Ai është një nga drejtuesit e lëvizjeve për paqe botërore dhe e realizon këtë mision duke udhëtuar nëpër botë. Që nga viti 2001 ka themeluar fondacionin që mban emrin e tij






Primo Levi është shkrimtar italian me origjinë hebreje i cili vuajti torturat në kampet naziste dhe me rrëfimet për vuajtjet e tij dhe krimet naziste kanë tronditur botën, duke u shndërruar në ikonë të “letërsisë së burgut”





























Quim Monzó [Joaquim Monzó i Gómez] ka lindur në vitin 1952 në Barcelonë. Në fillimin e viteve 1970 ka qenë reporter në Vietnam, Kamboxhia, Irlandën e Veriut dhe Afrikën Lindore për gazetën e Barcelonës "Tele/eXpres". Jeton në Barcelonë dhe publikon rregullisht në "La Vanguardia". Monzó është shkrimtari më i rëndësishëm bashkëkohor katalanas dhe është fitues i shumë çmimeve kombëtare.






Rabindranath Tagore ka lindur në vitin 1861. Ai u nda nga jeta më 7 gusht 1941. Tagore ishte poet, prozator dhe dramaturg indian dhe u bë fituesi i parë i çmimit Nobel në Letërsi që vjen nga India.

Rachel Hauck është fituese e çmimeve të shumta, autore bestseller në USA Today dhe The New York Times. Libri i saj “Fustan nuse” është shpallur nivela frymëzuese e vitit në Romantic Times dhe “Na ishte një herë një princ” ka qenë finalist i “Christy Award”. Rachel Hauck ka lindur më 7 dhjetor 1960 dhe jeton në Ohia të SHBA-ve
Rachel Hollis është autore bestseller, personalitet televiziv, folëse shumë e kërkuar, themeluese dhe CEO e Chic Media. Cilësuar nga revista Inc. si një nga “Top 30 sipërmarrëset nën 30 vjeç”, Rachel përdor energjinë e saj ngjitëse për t’u dhënë fuqi grave, në mënyrë që të marrin nën kontroll jetët e tyre dhe të ndjekin pasionet e tyre pa frikë
Rachel Renée Russell është shkrimtare amerikane, e njohur për serinë “Ditaret e peshkopes”. Ka lindur më 13 mars 1959 në Michigan (SHBA) dhe ka shkruar disa libra për fëmijë, të cilët tashmë janë bestseller ndërkombëtarë.





Rainbow Rowell është diplomuar për gazetari dhe punon në një gazetë lokale në Nebraska. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Romani i saj i parë është “Për dashurinë mjafton një klik”, i cili arriti të vlerësohet ndër më të mirët mes autorëve të rinj në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Vepra e saj më e shitur dhe e vlerësuar ka qenë “Eleanor & Park një herë në jetë” e cila është vlerësuar ndër më të mirët te AMAZON por njëherësh është shumë e komentuar nga Goodreads, platforma më e madhe e lexuese në mbarë botën.


Ralf Rothmann eshte nje nga shkrimtaret me te mire te diteve tona ne Gjermani, autor i disa romaneve me teme historike, te cilet jane vleresuar me cmime

Ramadan Bozhlani lindi në qytetin e Vushtrrisë, më 12.06.1983. Studimet e drejtësisë i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si gazetar në disa radio dhe merret me publicistikë. Libri i parë i tij është përmbledhja me poezi “Përballë Stuhish”.
Romani “Klithja e ndërgjegjes” është sprova e parë në prozë e cila veç sprovimit artistik, sjell edhe një apel për vetëdijen kolektive në Kosovën e sotme.



Ramiz Gjini eshte gazetar dhe tregimtar i njohur qe jeton ne emigracion ne SHBA. Ai eshte nder zerat me te shquar te tregimit bashkekohor shqiptar

















Raymond Carver (shkrimtar, romancier dhe poet) është konsideruar, mbi të gjitha, si një romancier i një niveli të lartë. Por ai mbetet një nga tregimtaret me te mire te letersise bashkekohore

Raymond Khoury është autori i librave “Tempulli” dhe “Templari i fundit”, libra të cilët u renditën në krye të listës ndërkombëtare si librat më të shitur.






Rebecca F. John është fituese e “PEN International New Voices Award” 2015 dhe është zgjedhur si fituese e “Scritture Giovani project” në vitin 2016. “Clown’s Shoes”, përmbledhje me tregime është botuar nga Parthian. Ndërsa “The Haunting of Henry Twist”, është romani i saj i parë, dhe është zgjedhur në listën e shkurtër për fi timin e çmimit “Costa First Novel Award” 2017. Jeton në Swansea















Rena Rossi - Zairi ka lindur në Athinë në një familje intelektuale, me tradita në fushën e botimeve. Ka kryer studimet në Kolegjin Femëror Amerikan, në Fakultetin për Mësues të Ciklit të Ulët në Athinë dhe Montessori Center në Londër. Ka punuar si edukatore kopshti, por edhe si përgjegjëse botimesh. Është autore e 14 librave për të rritur dhe mbi 150 libra për fëmijë.









Rexhep Qosja lindi më 25.6.1936.
Ka kryer studimet e larta në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Është specializuar në shkencën e letërsisë në Universitetin e Beogradit. Është doktoruar me temën “Asdreni - jeta dhe vepra e tij”.
Ka qenë profesor i estetikës dhe drejtues i studimeve të shkallës së tretë për filologji në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Ka qenë kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re” dhe për 11 vjet drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.








Rezarta Delisula eshte gazetare dhe opinioniste. Prej shume vitesh ka mbuluar raportimin e lajmeve per qytetin e Tiranes ne Gazeta Shqiptare


Rhonda Byrne është një shkrimtare dhe producente televizive australiane e njohur për filmin Sekreti, që pasoi me serinë e tre librave të tjerë. Ajo është një nga 100 personat më me ndikim në botë







Richard Paul Evans është një shkrimtar amerikan, i njohur dhe i vlerësuar kryesisht për serinë e librave për Krishtlindjet





Richelle Mead është autore e serisë me gjashtë librave për adoleshentë, “Akademia e vampirëve”, i nisur që nga viti 2007 dhe deri më sot, i cili konsiderohet ndër librat bestseller, sidomos për adoleshentët. Një tjetër libër në seri është Bloodlines, ku deri më tani janë publikuar katër libra

Rick Riordan është një nga autorët më të shitur në letërsinë për fëmijë dhe të rinj në të gjithë botën. Ka lindur në SHBA me 5 qershor 1964 dhe ka shkruar mbi 12 libra. Ai ka shitur mbi 80 milionë kopje dhe është botuar në rreth 36 vende të botës. Në gjuhën shqipe kanë ardhur tre prej librave të tij




Ridvan Dibra është shkrimtar, pedagog dhe studiues i letërsisë. Ai është autor i disa romaneve, të cilat janë vlerësuar me çmime në konkurrime në nivel kombëtar





Rita Petro është poete, studiuese dhe botuese e njohur, fituese e çmimit “Lumo Skëndo” për botimin e librit me poezi “Vrima”. Është ndër poetet më të spikatura në lëvrimin e poezisë me nota erotike, duke thyer tabu me fuqinë e vargut të saj




Raold Dahl është një nga shkrimtarët për fëmijë më të suksesshëm në letërsinë britanike dhe botërore. Ai ka shkruar 19 libra për fëmijë dhe 9 libra me tregime. Pjesë e krijimtarisë së tij janë edhe skenaret e disa serialeve televizive. Vepra më e famshme e tij është “Çarli dhe fabrika e çokollatave.
ROBERT BEATTY jeton në Eshvil të Karolinës së Veriut, me bashkëshorten dhe me tri vajzat. Tani, ai merret vetëm me shkrime, por në të kaluarën ka qenë një nga pionierët e shërbimeve kompjuterike, themelues dhe drejtor i Plex Systems, bashkëthemelues i sajtit www.beatty-robotics.com dhe kryespecialist e përgjegjës i seksionit të shkencës e teknologjisë në revistën Narrative.



Herman Zonderland is dutch photographer. Robert Elsie and Gerda Mulder are writers, explorers and travellers that know very well albanian country
Robert Galbraith është pseudonimi artistik i Joanë K. Rowling, shkrimtarja e famshme e serialit të Harry Potter. Me këtë emër janë shkruar disa vepra, tre prej të cilave janë përkthyer edhe në shqip: “Rruga e së keqes”, “Krimbi i mëndafshit” dhe “Kënga e qyqes”



Robert James Waller jeton në një fermë të largët në malet e larta e të shkreta të Teksasit dhe shkruan, fotografon, merret me muzikë, ekonomi e matematikë. Në rininë e tij ka qenë profesor në universitet. Ai është autori i bestsellerit të New York Times-it: “100 rrugët e fshatit”, epilog i Urave të Medison Kauntit.
Robert Kiyosaki është një biznesmen, investitor, autor librash dhe mësues. Ai i mëson njerëzit që të bëhen milionerë. Për këtë arsye ata e quajnë mësues shkolle për milionerë. Arsyeja kryesore pse njerëzit kanë vështirësi financiare është se ata kanë kaluar vite duke shkuar në shkollë, por nuk kanë mësuar asgjë për paranë. Si rezultat njerëzit mësojnë si të punojnë për të bërë para...por asnjëherë nuk mësojnë sesi paraja të punojë për ta.





Robert Wilton është diplomat, përkthyes dhe prozator i njohur për një numër romanesh të ciklit Drejtoria e Përgjithshme (The Comptrollerate-General): Merimanga e Sarajevës (The Spider of Sarajevo), Fusha e tradhtarit (Traitor’s Field), Batica e tradhtisë (Treason’s Tide). Ai ka përkthyer disa vepra nga shqipja në anglisht

Roberto Bolaño lindi më 1953 në Santiago, Kili. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Meksinë dhe në Spanjë, ku vdiq në moshën pesëdhjetë vjeçare. “2666” u botua pas vdekjes së autorit.



Roberto Saviano është ndër gazetarët, eseistët dhe aktivistët më të mëdhenj në Itali dhe Europë në luftën kundër mafias. Ai është autor i disa programeve televizive dhe librave bestseller në këto kauza








Robin Sharma është një nga folësit profesionistë më të njohur në Amerikë dhe një yll në lindje në fushën e lidershipit dhe të përmirësimit të jetës, duke pasur audienca prej deri në 10 000 veta në seminaret e tij. Ai drejton një kompani të vetën të zhvillimit të lider- shipit, Sharma Leadership International, dhe ka ndarë platformat e fjalimeve me persona të tillë, si: Bill Clinton, Deepak Chopra, Richard Carlson dhe Dr. John Gray. Librat e Sharma-s, si “Murgu që shiti Ferrarin” dhe “Udhërrëfyesi i madhështisë”, kanë qenë në majat e listave të bestsellerve në të gjithë botën dhe janë shitur në miliona kopje në më shumë se 70 gjuhë.







Rodaan Al Galidi (1971) është shkrimtar dhe poet holandez me origjinë irakiane, arratisur prej Irakut më 1992. Në vitin 2011 u shpall fitues i Çmimit Europian për Letërsinë me këtë roman.

Më 4 prill 1979 shkrimtarit Juan Rodolfo Wilcock, i lindur në Buenos Aries më 17 prill 1919, baba anglez, nënë argjentinase (me origjinë piemonteze), iu dha shtetësia italiane








Roland Barthes është filozof, teoricient dhe kritik francez, - nje nga mendjet brilante te shekullit te XX ne teorite e strukturalizmit. Ka lindur më 12 nëntor 1915 dhe është ndarë nga jeta në vitin 1980

Roland Gjoza është vlerësuar me shumë çmime lertare, ndër të tjerë, edhe me çrnime nga konkursi për roman kombëtar i Botimeve BUZUKU “Darka mistike” (2000, çmimi i dytë) “Virgjëresha (2002, çmimi i dytë) dhe “Gruaja që s’vë të kuq buzësh” (2016, çmim i parë).



Rolf Lappert lindi në Cyrih në vitin 1958 dhe jeton në Zvicër. Studioi për art grafik, por themeloi bashkë me të tjerë një klub xhazi dhe punoi si skenarist për shumë vite. “Të notosh për në shtëpi” ishte libri i tij i parë, i cili fitoi Swiss Book Prize. “Bluz në humbëtirë” është libri i tij i parë për lexuesin e ri.
Romain Gary është romancier dhe skenarist lituano- francez. Ka lindur në vitin 1914 dhe u nda nga jeta më 2 dhjetor 1980. Gary ka shkruar edhe nje roman ku eshte personazh edhe drejtuesi i Shqiperise komuniste Enver Hoxha.








Rosamunde Pilcher lindi në Cornouaille, më 22 shtator 1924. Ajo kreu studimet e para në shkollën “Llandaff Hoëell” dhe më pas ndoqi kolegjin “Miss Kerr-Sanders” për sekretari. I ndërpreu studimet me fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe u angazhua në Korpusin e Grave të Marinës. Pas luftës ajo u vendos në Skoci ku filloi të shkruajë për revistat më në zë. Librat e Pilcher-it janë veçanërisht popullorë në Gjermani ku, nisur nga tregimet e saj, kanali televiziv ZDF ka prodhuar më se 100 histori për televizionin, nën titullin “Stuhi dashurie”. Romanet “Kërkuesit e guaskave” dhe “Shtatori” e radhitën Rosamunde Pilcher ndër autorët më të njohur që shkruajnë për publikun e gjerë.















Rovena Grishaj ka lindur më 12 mars 1995 në Grishaj, në komunën e Shkrelit, Malësi e Madhe. Shkollën fillore e mbaroi në Zagorë, pastaj u zhvendos në Bajzë, ku ka përfunduar gjimnazin. Grishaj ka përfunduar studimet e larta për Shkencat Sociale, në degën Psikologji në Tiranë dhe aktualisht vazhdon studimet në Univestitin St. Hohn në Nju Jork në degën Psikologji. Libri “Pluhur” është botimi i parë i kësaj autoreje
Rovena Rrozhani (Kalaja) është shkrimtare dhe gazetare. Ajo është autore e librit me poezi për fëmijë “Po vjen Babagjyshi”, si dhe bashkautore e librave për fëmijë “Tutu mëson të dëgjojë” dhe “Kush e shëroi elefantushin”, autore e katër shfaqjeve teatrale, “Domatja kërcimtare”, “Rozi dhe kopshti magjik”, “Ylli vezullues” dhe “Derrkuci gjumash”.




Roxane Gay është shkrimtare, editore, opinioniste e njohur amerikane. Ajo është autore e përmbledhjes me ese “Bad Feminist” bestseller I “The New York Times” dhe e përmbledhjen me tregime “Gra të vështira” e cila tashmë ka ardhur edhe në gjuhën shqipe. Ajo ka lindur më 15 tetor 1974 në Nebraska të SHBA-së dhe dhe ushtron profesionin e pedagoges në Universitetin Purdue në Amerikë







Ruchir Sharma është një investitor që ka shkruar gjerësisht për politikat dhe ekonomitë globale. Si shefi i Global Strategist dhe drejtues i ekipit të “Emerging Markets Equity” në Morgan Stanley Investment ka pasur përvoja të cilat i kanë shërbyer në botimet e tij, të cilat tashmë janë bestsellera- botërorë. Ai ka lindur në Jaipur të Indisë dhe është diplomuar në Shri Ram College of Commerce.

Rudina Xhunga ka lindur në 22 qershor 1972 dhe është një gazetare. Drejtonte emisionin politik “Shqip” në Top Channel, prej majit të vitit 2002. Në këtë emision të përjavshëm të orës 21.00 të çdo të hëne, Xhunga sillte debate me figurat politike më të njohura në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Emisioni kishte një dimension mbarëkombëtar dhe tenton temat e forta të aktualitetit dhe historisë. Nga nëntori i vitit 1998-prill 2002, ka drejtuar emisionin politik “Dritare” në TVSH, ku për 4 vite, çdo të premte, ka pasur në studio politikanë të njohur, të vendit dhe të huaj. Më parë ka punuar për shumë vite si gazetare e kulturës në gazetat kryesore të kohës. Në gazetën “Koha Jonë”, ku dhe ka punuar më gjatë, ka mbuluar përveç kulturës dhe reportazhin e faqet speciale të gazetës së parë të pavarur në vend. Gjithashtu Xhunga është dhe autore e tre librave; “Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur”, "Sikur Ana...".





Rumi është poet, jurist dhe teolog i shquar persian. Ka lindur në vitin 1207 dhe u nda nga jeta më 17 dhjetor 1273.



Rupi Kaur është poete, shkrimtare dhe ilustratore kanadeze. Ajo është e njohur në të gjithë botën për përdorimin e poezisë së shoqëruar me ilustrimet, të cilat i realizon vetë. Arti i Rupit punon për të transformuar përvojat e dhimbjes dhe dëshirës në himnet e pranimit dhe të triumfit





Rutger Bregman është një nga mendimtarët e rinj më të spikatur në Europë. Ai është autor i katër librave mbi historinë, filozofinë dhe ekonominë


Ryan Gingeras, aktualisht profesor në Departamentin e Çështjeve të Sigurisë Kombëtare në Naval Postgraduate School, SHBA, konsiderohet një ndër njohësit më të mirë të historisë së Turqisë, Ballkanit dhe Lindjes së Mesme. Autor i katër librave, si ‘Rënia e Sulltanatit: Lufta e Madhe dhe fundi i Perandorisë Osmane’ (2014) dhe ‘Heroina, krimi i organizuar dhe bërja e Turqisë moderne’ (2015).









Sabine Ebert u rrit në Berlin. Në 1990 ajo bashkëthemeloi gazetën e parë të pavarur të qytetit dhe drejtoi zyrën e saj editoriale për disa vjet. Nga 1995 ajo punoi si profesioniste e pavarur për gazetat e përditshme, televizionin dhe radion dhe gjithashtu botoi një numër librash jo-trillues mbi historinë e Freibergut, përfshirë Librin Vjetor të Freibergut (1991-2006), i cili përmbledh ngjarjet më të rëndësishme rajonale të vitit. Në vitin 2006, romani debutues i Sabine Ebert u botua nga Knaur-Verlag, “Sekreti i Mamisë” , parathënia e një sage me pesë vëllime për migrimet e kolonëve në Lindje.
Në vitin 2013, me rastin e 200 vjetorit të Betejës së Kombeve në Leipzig, u botua romani 1813 – “Zjarri i Luftës”. Në fillim të vitit 2017, romani i saj “Shpata dhe Kurora - Mjeshtrat e Mashtrimit” u botua si parathënie e një serie romanesh rreth luftimeve për pushtet të shtëpive individuale mbretërore gjermane në shekullin e 12-të dhe ngritjes së Friedrich Barbarossa . Vëllimi 2, “Shpata dhe kurora - Skifteri i ri”, u shfaq më 2 nëntor 2017. Seria e vёllimeve u mbyll me librin e pestë “Shpata dhe kurora - çmimi i fuqisë”.

Sabri Godo ka qenë shkrimtar, politikan dhe gazetar i njohur. Ai shquhet për dy romanet e tij kushtuar dy prej figurave historike, Skënderbeut dhe Ali Pashë Tepelenës









Saimir Muzhaka është diplomuar për gazetari dhe bashkë me profesionin ka nisur punën si krijues. Ai është bërë fitues i Fondit për Krijimtarinë Letrare i cili u përmbyll me botimin e romanit të parë “Qyteti plak”


Saint-John Perse është poet dhe diplomat francez, i laureuar me çmimin Nobel në vitin 1960 për ndjellje imazhesh në poezinë e tij. Ai konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj të shekullit të XX









Sally Green-i jeton në veriperëndim të Anglisë. Ajo ka kryer punë të ndryshme, derisa në vitin 2010 zbuloi dashurinë e saj për të shkruar dhe që prej asaj kohe nuk resht së shkruari. Ajo rrit pula, bën reçelra të shijshëm, nuk e ka dëshirë hekurosjen, i pëlqen të ecë nëpër Uells, qoftë edhe kur bie shi, të bëjë ecje sportive. “Gjysmëkeqi” është romani i saj i parë.
Lindur në 1991, Sally Rooney është bërë sot shkrimtarja më e përfolur e letërsisë anglo-amerikane të dy dekadave të fundit. Pas romanit të saj të parë “Bisedë mes miqsh” (2017), i pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga kritika dhe nga publiku, me romanin e saj të dytë “Njerëz normalë”, fitues i një numri të madh çmimesh letrare, ajo e afirmoi veten si përfaqësuesja kryesore e brezit letrar të viteve 2000.
Salman Rushdie është autor i gjashtëmbëdhjetë librave, ndër të tjera i romanit “Fëmijët e mesnatës” (Midnight’s Children), që ka fituar çmimin “Booker Prize” në vitin in 1981, çmimin “Booker of Bookers”në vitin 1993 dhe çmimin “Best of the Booker” në vitin 2008. Romani “Psherëtima e fundit e Arapit” ka fituar çmimin “Whitbread Prize” në vitin 1995 dhe çmimin e Bashkimit Europian “Aristeion” për letërsinë në vitin 1996. Në vitin 2007, Salman Rushdie u nderua me titullin e Kalorësit për shërbime ndaj letërsisë. Ai është anëtar i “The Royal Society of Literature” dhe i “l’Ordre des Arts et des Lettres”.






Samuel Beketi është një nga shkrimtarët modernë të shekullit të XX, njëherësh themelues i teatrit absurd










Sandra Brown është autore e dhjetëra romaneve të New York Times – it si: "Atje ku ka tym", "Mëndafshi francez", "Fryma e skandalit", "Imazhi i pasqyrës", "Rrjeta e mëndafshtë", "Enigma" etj. Librat e saj janë botuar në mbi 21 vende. Ajo jeton në Teksas me bashkëshortin dhe dy fëmijët.


Sandro Veronesi ka lindur në Firence në vitin 1959 dhe është një prozator, eseist dhe gazetar italian i njohur
Sadrone Dazieri është një shkrimtar popullor italian për romanin e krimit. Vepra e tij më e famshme është seria e Gorilla, një episod i së cilës është dramatizuar si një film në televizion. Ai ka lindur në vitin 1964 në Kremona në Itali




Sara Maitland është autore angleze e shumë veprave letrare, ndër të cilat, më e njohura është ajo me titull Daughter of Jerusalem, fituese e çmimit “Somerset Maugham”, si dhe e disa librave të gjinisë joletrare, ku mund të veçojmë A Book of Silence. Ajo lindi në Britaninë e Madhe, në vitin 1950, u diplomua në Universitetin e Oksfordit. Ajo konsiderohet si një nga gratë që i paraprinë lëvizjes feministe të viteve ’70-të dhe shpesh përshkruhet si shkrimtare feministe. Jeton në Galouej të Skocisë.










































Ka mësuar të programojë që kur ishte nëntë vjeç. Gjuha e tij e parë e programimit ishte LOGO- ja. Sot ai është autor dhe ekspert në informatikë.

















Selma Lagerlof (1858 – 1940) është njëra nga shkrimtaret më të njohura suedeze, vepra e së cilës tashmë përbën një thesar të paçmuar të letërsisë së përbotshme, e cila përfshihet në dhjetëra vëllime tregimesh, novelash, dhe romanesh. Është gruaja e parë që u nderua me çmimin Nobel për Letërsi, më 1909 me motivacionin “për idealiizmin fisnik të imagjinatës së thellë dhe perceptimit shpirtëror që karakterizojnë shkrimet e saj”. Duke qenë një mbështetëse e zjarrtë e të drejtave të grave dhe paqes botërore, ajo tingëlon aktuale edhe sot.






Më 3 tetor 1895 lindi Sergei Yesenin, poeti i famshëm rus, i cili shkëlqeu me vargun e tij. Ai u nda nga jeta në vitin 1925. Shumë prej poezive të tij janë përkthyer edhe në shqip ku ka lexues të pasionuar të tij


















Shannon Woodcock është historiane e specializuar në shoqëritë e dhunshme dhe jetën e përditshme. Woodcock ka doktoruar në University of Sydney (Universiteti i Sidnejt, Australi), ka kryer studime postdoktorale pranë United States Holocaust Memorial Museum (Muzeu Përkujtimor i Holokaustit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), dhe ka dhënë mësim pranë Universitetit “A. Xhuvani”, Universitetit të Tiranës dhe disa universiteteve australiane.












SHAWN ACHOR është një nga ekspertët kryesorë në botë për zhvillimin e potencialit njerëzor. Ai ka hulumtuar dhe ka ligjëruar në dyzet e dy vende, duke ndihmuar njerëzit të kapërcejnë hendekun mes shkencës së lumturisë dhe performancës në jetën e përditshme.












Autorje e njohur amerikane për mbrojtjen e të drejtave të femrave. Librat e saj janë guida ndihmëse pë femrat e nëpërkëmbura dhe konsiderohen bestsellera në SHBA

Sheryl Sandberg është drejtore Operative e Facebook – ut. Më parë, ajo ka punuar si zëvendëspresidente e Shitjeve Globale dhe Operacioneve Online në kompaninë Google, si dhe Drejtore e Personelit në Departamentin e Thesarit të SHBA. Revista "Forbes" e ka renditur Sheryl Sandberg si gruan e gjashtë më të fuqishme në botë. Ajo jeton në Kaliforninë e Veriut më bashkëshortin dhe dy fëmijët













Shirly Conran është një nga shkrimtarët e njohura feministe britanike, ku dy prej romaneve të saj, “Dantella” dhe “Supergruaja” i dhanë sukses në tregun e librit. Ai ka shkruar rregullisht në gazetat “The Observer” “The daily mail” dhe revistat e njohura. Një prej pasioneve të saj është puna në tekstil dhe ngjyrosje
Shkëlqim Çela vjen nga fusha e shkencave kompjuterike, ndërsa prej vitesh shkruan në poezi dhe prozë. Ai ka botuar disa libra, si: “Mëmëdhembje”, “Tuneli i dhëndurëve”, “Ishulli Ruzvelt”, “Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore”, “Kulmak”, vëllimin me poezi “Nga ngjyra e pluhurit dukej si hëna”






Shqiponja Axhami është diplomuar për letërsi dhe ushtron profesionin e mësueses në këtë degë. Ka shkruar gjashtë vëllime me poezi










Sigmund Frojdi është quajtur babai i psikoanalizës, metodë e terapisë me biseda, diskutime dhe hetime të frikës së fshehur. Ai ka lënë gjurmë të pashlyera në fushën e psikologjisë dhe raporteve të saj me disiplina të tjera përmes veprave që ka botuar












Simon Sineku mëson liderëve dhe organizatave se si të frymëzojnë njerëzit. Që nga anëtarët e Kongresit e deri tek ambasadorët e huaj, që nga bizneset e vegjël e deri te korporatat si Microsoft dhe American Express, që nga Hollywood-i e deri te Kombet e Bashkuara dhe Pentagoni, ata që duan të dinë se si të frymëzojnë njerëzit, duan të mësojnë për Rrethin e Artë dhe për fuqinë e PSE-së. Sinek citohet shpesh nga botimet kombëtare, dhe jep mësim në Programin e Komunikimeve Strategjike, në Universitetin Columbia. Kur nuk qëndron nëpër hotele, ai banon në New York City.


Një nga shkrimtaret më të mira të letërsisë frënge dhe botërore gjatë shekullit të XX

Simonetta Agnello Hornby ka lindur në Palermo dhe që nga 1972-shi jeton në Londër, ku ka ushtruar profesionin e avokates për të mitur. Ka botuar me Fletrinelli-n "Menulara", "Teto markezja", "Gojë e kyçur", "Erë e shpërbërë", "Murgesha", "Kuzhina e shijes së mirë", "E keqja që duhet të rrefehet", "Rruga 20 Shtatori" etj. Romanet e saj janë përkthyer në mbarë botën dhe kanë fituar çmime të shumta.












Siri Hustvedt (19 shkurt 1955) është një shkrimtare dhe eseiste amerikane. Ajo është autore e një libri me poezi, e pesë romaneve dhe e dy librave me eseistikë. Romanet e saj janë përkthyer në 29 gjuhë të botës.



Është autor i librave poetikë “Zogu i bjeshkës”, “Poezi”, “Frika nga Atdheu”, “Vetëm të vdekurit pendohen”, “Jubileu i shiut të çmendur”, “Imgur” e tjerë.



Skënder Rusi është autor i disa vëllimeve me poezi, të vlerësuara me çmime dhe të përfshira në disa antologji kombëtare dhe ndërkombëtare.






























Shkrimtare gazetare, jeton në Stokholm, Suedi, e cila që me romanin e saj të parë "Libri i kuq i adresave", të përkthyer në shumë gjuhë, u bë e famshme në mbarë botën, duke u kthyer në një fenomen letrar.










Sophi Loren është diva më e madhe italiane dhe një nga aktoret më të njohura në botë.




























Srdjan Srdić ka fituar çmimin letrar për veprën më të mirë në prozë nga revista e “Ulaznica” (2007) dhe Çmimin “Lazarević Laza” për tregimin më të mirë të pabotuar në Serbi (2009). Proza e Srdjan Srdić -it është përkthyer në gjuhën angleze, shqipe, sllovene, polake, rumune, ukrainase, maqedonase dhe hungareze
















Stefan Cvajg është një nga shkrimtarët dhe studiuesit më të mirë të shekullit të XX. Ai shquher për prozën brilante, esetë dhe biografitë që iu bëri personaliteteve të shquara të letërsisë dhe kulturës botërore, si Dostojevski, Nicce, Tolstoi, Frojdi etj.

Stefan Hertmans, autor i shumë romaneve, dramave, eseve dhe poezive, është një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të njohur të Flandrës. Në vitin 2014 , është nderuar me çmimin letrar AKO për romanin “Luftë dhe Terpentinë”, ndërsa në vitin e 2019 , për kontributin e krijimtarisë tij është nderuar me çmimin Constantijn Huygens. Për më shumë se njëzet vjet ka qenë profesor në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura “Ghent”.

Stefania Auci është një shkrimtare italiane. Pas diplomimit në drejtësi ajo filloi të punojë në një firmë avokatie para se të kalonte në mësimdhënie. Në 2017 ajo ndoqi esenë “Shkolla e keqe”, e shkruar së bashku me Francesca Maccani. Suksesi erdhi me botimin e librit “Luanët e Siçilisë”, nxjerrë në shitje së pari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më pas në Gjermani, Francë, Hollandë dhe Spanjë. Në vitin 2019 u botua në Itali nga Editrice Norddhe, ku dhe fitoi Çmimin Kombëtar Rhegium Julii në kategorinë e trillimeve.












Stephen Hawking është shkencëtar dhe autor anglez, - një nga mendjet më të zgjuara të shekullit të XX. Lindi më 8 janar 1942. U nda nga jeta në vitin 2018. Librat e tij në shqip Nje histori e shkurter e kohes, Teoria e gjithckaje dhe “Pergjigje te shkurtra per pyetjet madhore” jane botuar nga Minerva.




Sterjo Spasse është një nga prozatorët kryesorë të letërsisë së shekullit të XX, i cili theu rregullat e socrealizimit. Ai ka lëvruar romanin dhe tregimin, por kryevepra e tij mbetet romani “Pse?!”














Stevie Davies ka lindur në Uells. Është shkrimtare, kritike letrare, biografe dhe historiane. Që nga viti 1998 është anëtare e Royal Societyof Literature. Është anëtare e Welsh Academy dhe profesoreshë në Universitetin "Swansea" të Uellsit.






Stieg Larsson (1954-2004) gazetar dhe tashmë shkrimtar i famshëm suedez. Para vdekjes së tij tragjike e të beftë - një atak në zemër, në nëntor të vitit 2004 - Stieg Larsson-i kishte përfunduar tri romane, pjesë të një trilogjie të quajtur “Millennium”: 1) “Burra që urrejnë gratë”; 2) “Vajza që luante me zjarrin” dhe 3) “Vajza që trazoi folenë e grerëzave”. Para se të ndërmerrte sprovat e tij në letërsi, Stieg Larsson-i ishte i njohur për betejat e tij kundër racizmit dhe ekstremizmit të krahut të djathtë. Në mes të vitit 1980, ai ndihmoi për fillimin e projektit kundër dhunës - Ndal Racizmit! - që u pasua me themelimin e Expo-foundation më 1995, ku më vonë ai u bë drejtues i tij. Nga viti 1999 e më tej, ai u emërua kryeredaktor i “Expo”, revistë e fondacionit Expo.






























Suad Arilla ka lindur në Shkodër në vitin 1991. Ai është diplomuar në Politika Sociale në Fakultetin e Shekncave Sociale në Tiranë. Ka punuar si punonjës social në Zyrën për Djem dhe Burra. Romani i tij i parë, “Libri i kujtimeve dhe i harresës”, ishte një nga tre librat fitues të Fondit për Mbështetjen e shkrimtarëve të rinj.
Sue Monk Kidd u lind në 1948 në qytetin Sylvester, Georgia. Romani i saj “Jeta sekrete e bletëve” ka kaluar më shumë se njëqind javë në listën “Bestseller” dhe është shitur në miliona kopje në mbarë botën, duke fituar njëkohësisht shumë çmime të rëndësishme letrare. Tashmë i kthyer në një libër klasik modern është bërë një nga librat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore amerikane.
Studio “Fox Searchlight Pictures”, realizoi filmin me të njejtin emër, në tetor të vitit 2008, me një staf të përbërë nga yje kinematografie.
Romani i saj i dytë “The Marmaid Chair”, # one of bestseller New york Times, fitoi Çmimin 2005 Quill Ward për rrëfimin më të mirë artistik.
Sue Monk Kidd jeton në Charleston, Karolina e Jugut me bashkëshortin e saj.















Susan Meissner është gazetare dhe shkrimtare amerikane, e cila ka nisur të shkruajë që nga viti 2004. Ajo është vlerësuar për fiction historik
Susanna Tamaro ka lindur në Trieste në vitin 1957. Pas diplomimit për regji filmi, punoi si asistente në realizimin e disa dokumentarëve shkencorë për televizionin. Në vitin 1981 shkroi librin e parë 1//mitz. Me librin "La testa fra le nuvole" (Koka në re) fitoi çmimin "Elsa Morante Opera Prima", 1989. Në vitin 1992 boton librin e saj të parë për fëmijë, dhe dy vjet më vonë, "Thuaji zemrës po", i cili u shit më shumë se dy milionë e gjysmë kopje vetëm në vitin e parë të botimit dhe
u cilësua si libri italian më i suksesshëm i shekullit XX. Më pas libri u ekranizua.
Susanna Tamaro është autore edhe e shumë librave të tjerë për të rritur dhe fëmijë. Neraido ka sjellë shqip edhe një nga librat e saj më të suksesshëm për fëmijë, "Rrethi magjik".











Svetllana Alexievich është gazetare, reportere dhe shkrimtasre bjelloruse, e cila ka shkruar kryesisht rreth fatit të vendit të saj në luftë dhe gjatë komunizmit. Librat e saj janë përshkruar si një kronikë letrare të historisë emocionale e njeriut gjatë periudhës sovjetike dhe post-sovjetike. Veprat e saj më të rëndësishme në anglisht janë përshkrime nga lufta në Afganistan (Zinky Boys) dhe një histori gojore për katastrofën e Çernobilit (Voices of Chernobly)













Sylvia Day është autorja e shumë romaneve më të shitura sipas New York Times, USA Today dhe bestsellerëve ndërkombëtarë në mbarë botën
Sylvia Plath (1932 –1963) ishte një poete dhe shkrimtare amerikane. Ajo lindi në Boston dhe studioi në Smith College dhe në Universitetin e Cambridge-it, para se të njihej ndërkombëtarisht si një nga poetet dhe shkrimtaret e reja më premtuese. Në vitin 1956 u martua me poetin Ted Hughes, me të cilin jetoi derisa u ndanë në shtator të vitit 1962. Jetuan së bashku në Sh.B.A dhe në Angli dhe patën dy fëmijë, Frieda dhe Nicholas. Në pjesën më të madhe të jetës së saj, Plath-i vuajti nga depresioni patologjik dhe u trajtua shpesh me terapitë e elektroshokut. Ajo i dha fund jetës në vitin 1963.
Plath-i njihet si një nga poetet më të rëndësishme në zhanrin e lirikës vetërrëfyese dhe njihet kryesisht për dy përmbledhje me poezi, The Colossus and Other Poems dhe Ariel. “Kambana e qelqtë”, proza e saj e vetme, gjysmë autobiografike, u botua pak muaj para vdekjes. Në vitin 1982, ajo u nderua me çmimin Pulitzer për të gjitha poezitë e saj.

Sylvie Bommel është gazetare. Shkruan portrete intime personalitetesh të fushave të ndryshme për revistat Vanity Fair dhe Le Journal du Dimanche. Më 2017 botoi librin e saj të parë, “Penelope”. Sylvie Bommel është autorja e sondazhit të parë mbi çiftin Macron, botuar pas zgjedhje, në maj 2016, në gazetën L’Express.
Sylvie Louis është me origjinë belge dhe ka përfunduar studimet për gazetari në Universitetin Libre de Bruxelles. Më pas ka punuar redaktore për një periudhë 5-vjeçare pranë revistës L’elefant. Më pas ka emigruar në Montreal (Kanada) ku ka punuar në disa gazeta të ndryshme. Në vitin 2013 nisi aventura e Alicës, libri i parë në serinë e ditareve të saj, të cilat shumë shpejt arritën majat e suksest tek lexuesit e vegjël






Tahar Ben Jelloun ka lindur në Marok më 1 dhjetor 1944. Pjesa më e madhe e veprës së tij është shkruar në frëngjisht, edhe pse gjuha e tij e parë është arabishtja.







Tang Sulan eshte shkrimtare kineze, qe ka levruar zhanrin e romanit dhe te poezise. Ajo eshte e njohur si autore e letersise per femije, sidomos per perrallat e saj.






Tayari Jones ka lindur më 30 nëntor 1970 dhe është një nga autoret bestseller të ditëve tona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fituese e disa çmimeve kombëtare. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Ioëa dhe atë të Arizonas. Jones ka shkruar katër romane, ku romani i fundit, “Një martesë amerikane” vjen së fundi edhe në gjuhën shqipe


















Teodor Drajzer (Theodore Herman Albert Dreiser) është një shkrimtar dhe gazetar amerikan i shkollës natyraliste që i dha letërsisë amerikane një fytyrë moderniste. Drajzer e skanoi jetën dhe mendësinë amerikane më shumë se askush tjetër në të gjithë përmasat e saj sociale dhe morale. Ai është përzgjedhur mes 100 shkrimtarëve më të shquar të shekullit të XX. Lexuesi shqiptar e njeh prej shumë kohësh me romanin e tij “Një tragjedi amerikane”
Teodor Keko është poet, tregimtar dhe gazetar i njohur. Ai ka lindur më 2 shtator 1958 dhe është ndarë nga jeta në vitin 2002 pas një sëmundje të rëndë. Pjesë e aktivitetit të tij janë edhe aktiviteti i tij si deputet në dy legjislatura të Parlamentit shqiptar. Ai është shquar për antikonformizmin e tij, mjeshtrinë dhe thjeshtësinë në rrëfim në prozën e shkurtër.
Teodora Toleva ka mbrojtur Doktoraturën evropiane në Histori para komisionit të përbërë nga përfaqësues të Universitetit të Barcelonës, Universitetit të Londrës dhe Universitetit të Vjenës në shtator 2008. Studimet e saj i ka përqendruar te "Ç.Cshtja Lindore", veçanërisht te çështja maqedone, armene dhe shqiptare. Me interes për Dr. Tolevën janë studimi i MonarkisC së Habsburgëve dhe dukuria e emigracionit në histori. Dr. Teodora Toleva ka kryer gjimnazin e gjuhës frënge "Alphonse de Lamartine" në Sofje. Ka përfunduar studimet Bachelor në Ballkanistikë në Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG). Ka mbrojtur disertacionin për nivelin Master në Degën e Historisë Bashkëkohore të Universitetit Autonom të Barcelonës dhe disertacionin për nivelin Master of Sciences (shtator 2006) në Degën e Historisë Bashkëkohore të Universitetit të Barcelonës. Ka mbrojtur doktoratën Evropiane për HistorinC Bashkëkohore në Universitetin e Barcelonës.















Thanas Medi u lind më 1958. Jetoi në Dhoksat të Lunxhërisë – Gjirokastër. U diplomua për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, 1984-1988. Në shtëpinë botuese “Toena”, më 2011, boton romanin “Hija e mallkuar”, vlerësuar me çmimin “Jakov Xoxa”, nga klubi i shkrimtarëve “Drita”, dhe më 2013, romanin “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”, vlerësuar nga Ministria e Kulturës me “Çmimi i Madh Kombëtar për Letërsinë”, si romani më i mirë i vitit 2013. “Kohë e djegur” është romani i tretë i tij.








Thomas Keneally, romancier dhe dramaturg, lindi në Sydney të Australisë, në vitin 1935. U bë i famshëm në botë mbas botimit të romanit Arka e Shindlerit, që u shpall edhe fitues i Booker Prize, në vitin 1982. Per këtë roman, ai, u bazua në rrefimet tronditëse të një të mbijetuari të Holokaustit.
Dhjetë vite më vone, regjisori i famshëm Steven Spielberg me subjekt të këtij romani, realizoi filmin Lista e Shindlerit dhe fitoi çmimin e Akademisë për filmin më të mirë,
Thomas Keneally është autor i shumë romaneve dhe është nderuar me çmimet: Miles Franklin, Booker, Los Angeles Times, Mondello International Prize.
Është anëtari Akademisë Amerikane të Arteve, dhe ligjërues në Universitetin e Kalfornisë dhe është nderuar me medalje të shumta për kontributet e tij. Portreti i tij është gdhendur si subjekt i një vule australiane prej 55 centësh.
Ai ka mbajtur poste të ndryshme akademike. Thomas Keneally është 96 vjeç dhe është aktiv në jetën sociale. Jeton mes Australisë dhe Amerikës.


Thomas Piketty është ekonomist francez i cili është i fokusuar kryesisht në çështjet e mirëqenies dhe shpërndarjes së të ardhurave. Ai është profesor në universitet dhe drejton Shkollën Ekonomike të Parisit. Ka lindur në vitin 1971 dhe është autor i disa librave dhe studimeve. Mban titullin doktor në shkencat ekonomike dhe ka marrë disa vlerësime kombëtare dhe ndërkombëtare







































Timo Flloko eshte aktor, regjizor, poet dhe autor i shume teksteve te kengeve, te kenduara nga kengetaret shqiptare neper festivale te ndryshme. Poezia e tij eshte shpirterore dhe metafizike















Enkel Demi është gazetar, opinionist dhe romancier i njohur nën emrin Tom Kuka. Ai ka botuar deri më tani tre romane: “Hide mbi kalldrëm”, “Gurët e vetmisë” dhe “Ora e ligë”.
Tom McLaughlin është një nga autorët bestseller ndërkombëtar në letërsinë për fëmijë; veprat e tij janë të shoqëruar edhe me ilustrime. Seria e librave që nis me “Kryeministër aksidental” i ka dhënë sukses në SHBA dhe Europë, duke e krahasuar me autorë të mëdhenj të letërsisë për fëmijë si Roald Dahl apo David Walliams.
Per Tom Palmer jeta e tij ka ndryshuar pasi ka nisur qe te merret me futboll. Ai ka pare jeten e klubit te Mancester United, yjeve te skuadres dhe me pas kete pervoje e ka ndare me lexuesit e vegjel, te cileve iu ka adresuar serine me 6 vellime te Akademise se Futbollit


Thomas Mann (Lübeck, 6 qershor 1875 – Zürich, 12 gusht 1955) është shkrimtar gjerman. Fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 1929. Tomas Mani, ky “poeta doctus” klasik, është ndër shkrimtarët, pa të cilët panorama letrare e shek.XX do të qe e mangët. Autori i romaneve “Mali magjik”, “Budenbrokët”, “Doktor Faustus”, i katërvëllimëshit “Jozefi dhe vëllezërit e tij”, etj, i novelave “Tonio Krëger”, “Tristani”, “Vdekje në Venecia” etj







Tasso, një nga poetët italianë më të mëdhenj të shekullit XVI, lindi më 11 mars të 1544 në Sorrento dhe vdiq më 25 prill të 1595 në Romë, Itali. Vepra e tij më e njohur është “Jeruzalemi i çliruar”, (1575), një libër ku përshkruhen përballjet midis krishterëve dhe muslimanëve në fund të Kryqëzatës së Parë, gjatë sulmit të Jeruzalemit.




Tove Jansson, shkrimtare finlandeze, që shkruan në suedisht, duke qenë pjesë e pakicës suedeze që jeton në Finlandë. Në Finlandë ajo konsiderohet ‘monument kombëtar’. Fituese e çmimeve më të mëdha kushtuar letërsisë për fëmijë, Tove Jansson njihet në mbarë botën për librat e saj, sidomos për serinë e Muminëve, e cila konsiderohet sot pjesë e fondit të artë të letërsisë më të mirë botërore për fëmijë.




































Tzvetan Todorov është historian, filozog, kritik letrar strukturalist, sociolog dhe eseist bullgaro-francez. Ai ka lindur më 1 mars 1939 në Sofie dhe është ndarë nga jeta në Paris më 7 shkurt 2017. Todorov është autor i shumë librave studimor dhe eseistikë që kanë pasur ndikim domethënës në fushat e antropologjisë, sociologjisë, semiotikës, teorisë letrare dhe asaj kulturore.



Ulf Starku është një nga shkrimtarët më të shquar suedezë të ditëve tona, anëtar i Akademisë Suedeze për Librat për Fëmijë. Ai ka shkruar më tepër se tridhjetë vepra, libra me ilustrime, skenarë e romane për të rinj, dhe është përkthyer në njëzet e pesë gjuhë.



Umberto Eco ishte një prozator, kritik, filozof, semiotikan dhe profesor italian me peshë të madhe në letërsinë dhe kulturën europiane. Ai lindi më 5 janar 1932 dhe u nda nga jeta më 19 shkurt 2016.












Vidiad-har Suraxhprasad Naipoli (Vidiadhar Surajprasad Naipaul), një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të anglishtes së sotme, lindi në Trinidad, nga prindër indianë, më 17 gusht 1932, fitues i çmimit Nobel në vitin 2001


Valbona Sulçe (Kolgeci) është gazetare në profesion të lirë që prej vitit 2001. Karrierën e nisi në televizionin Arëria në vitin 1997. Ka botuar vazhdimisht në shtypin e kohës dhe që prej vitit 2012 shkruan në blogun “Dita e katërt” te “Shqiptarja.com”

Valentina Leskaj eshte politikane, aktiviste e shoqerise civile dhe studiuese e njohur e shkencave sociale dhe politike. Ka qene deputete e Kuvendit te Shqiperise dhe perfaqesuese e larte ne strukturat e PS-se.







Vasil Naçi është biznesmen i suksesshëm në Shqipëri, i cili përvojat dhe dijet e tij i ka ndarë edhe me punën e trajnerit dhe autorit të disa librave të tij për sipërmarrjen dhe komunikimin, botime të Agna Leadership Academy
Vasko Popa është një nga themeluesit e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Vojvodinës, themeluar më 14 dhjetor 1979 në Novi Sad. Ai është fituesi i parë i Çmimit “Branko” për poezinë, themeluar në nder të poetit vendas Branko Radičević. Në vitin 1957 meritoi një çmim tjetër për poezinë, çmimin e ashtuquajtur “Zmaj” në nder të poetit Jovan Jovanović Zmaj. Më 1965 mori dhe një çmim shtetëror austriak për letërsinë evropiane. Kurse më 1976 iu akordua dhe çmimi “Branko Miljković”, të cilit më 1978 iu shtua edhe urdhri i shtetit jugosllav AVNOJ. I fundit vlerësim ishte ai i vitit 1983, kur do i jepej çmimi letrar “Skender Kulenović”.








Shkrimtarja – fizkante Vera Bekteshi pas romanit “Vila me dy porta” dhe vëllimit me tregime “Një det i moçëm” së fundi vjen me romanin “Ora me rërë”






Veronica Roth është diplomuar në Northwestern University për letërsi krijuese. Kur ishte studente, në vend që të merrej me detyrat e shtëpisë, shpeshherë shkruante pjesë, që më pas do të përbënin librin DIVERGJENTJA. Kjo zgjedhje e shndërroi. Sot ajo është shkrimtare me kohë të plotë. Zonjusha Roth jeton në Çikago.









Viktor Canosinaj lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, ku banonte dhe familja e tij. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë. Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Pas një përvoje të shkurtër në kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Aktualisht punon redaktor gjuhësor pranë Parlamentit shqiptar.
Viktor Hygoi lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si "Babai i Romantizmit", "Poet Kombëtar i Francës" si dhe "Figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX."



Vinçens Marku është studiues, pedagog i letërsisë pranë Universitetit të Shkodrës dhe përkthyes i njohur i një sërë veprash të ndryshme letrare dhe studimore





Autorja angleze Virginia Woolf është ishte shkrimtare klasike moderniste, pioniere e teksteve artistike feministe dhe gazetare e njohur. Virginia Woolf mbetet një nga autoret më me ndikim në letërsi edhe përgjatë shekullit të XXI
Virgjil Kule u lind më 1952. Studioi për gazetari dhe punoi për një kohë të gjatë në Televizionin Shqiptar si gazetar, folës dhe drejtor i këtij institucioni. Ka drejtuar televizione private dhe një studio komplekse multimediale. Janë të shumtë emisionet dhe dokumentarët televizivë që ai ka përgatitur gjatë një karriere të pandërprerë në këtë fushë.





Vladimir Nabokov është kritik dhe romancier rus. Ai lindi më 22 prill 1899. Nabokov u nda nga jeta në vitin 1977. Në shqip kanë ardhur veprat e tij, “Lolita”. “Pnini” dhe “Ftesë për ndëshkim”.






Një nga prozatorët më të mirë të letërsisë britanike të Shek. XX











































































Wilbur Addison Smith ka lindur në Zambia dhe është një nga shkrimtarët më të shquar të Afrikës së Jugut në fushën e fictionit historik. Ky autor është i përkthyer gjerësisht dhe i lexuar edhe në Shqipëri. Mes veprave të këtij autori janë sjellë për lexuesit shqiptarë këto romane: “Dhelpra e artë”, “Ligji i shkretëtirës”, “Triumfi i diellit”, “Flakët e zemërimit”, “Gjëmimi i bubullimes”, “Papirusi i shtatë”, “Engjëj që qajnë”, “Asegai”, “Perëndia e lumit”











William Faulkner lindi më 15 shtator 1897 në Nju Albani, Misisipi, SHBA. Ai rrjedh nga një familje që ka dhënë guvernatorë, gjeneralë dhe shtetarë, por për shkak të luftës civile amerikane, ajo përfundoi në varfëri të thellë
William Golding është shkrimtar dhe profesor, i vlerësuar me çmimin Nobel në vitin 1983 me motivacionin: "Për romanet e tij me qartësi rrëfimi realist. Për larminë e përgjithësimit dhe miti duke hedhur dritë mbi gjendjen e njeriut në botën e sotme"
William H. McRaven eshte ish-ushtarak i larte i flotes detare amerikane. Ai ka nje karriere te sukseshme si ushtarak dhe me librin e tij "Rregulloni krevatin" arriti rekorde ne shitje, duke u shnderruar ne bestseller nr. 1 te The New York Times



William Shakespeare (23 prill 1564 - 23 prill 1616) është ndër dramaturgët më të mëdhenj të të gjithë kohërave, poet dhe tregimtar i shquar I cili e zhvilloi aktivitetin e tij letrar gjatë shekullit të XVI në Britani
























Sir Winston Leonard Spencer-Churchill, (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, gazetar, ideolog dhe menditar i shquar i shekullit të XX






































Xhanfise Keko lindi më 4 janar 1929 në Gjirokastër dhe u nda nga jeta në vitin 2007. Ajo është një ndër gjashtë kuadrot e parë të kinematografisë shqiptare që filloi punë në këtë institucion më 10 korrik 1952, ditën e inaugurimit të Kinostudios “Shqipëria e re” dhe njëherësh regjisorja e pare e filmit për fëmijë. Xhanfise Keko mban titullin "Artiste e Popullit"




Dr. Xhavit Shala ka lindur në vitin 1961 në Kavajë. Ai ka doktoruar në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Karrierën e tij profesionale e ka filluar në vitin 1984. Në të përfshihen pozicionet e Drejtorit të SHIK Elbasan, Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, Drejtorit të Policisë së Qarkut Lezhë, Drejtorit të Policisë Kriminale, etj. Aktualisht është Drejtor i Qendrës së Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë.


Jane Ostin ka lindur në vitin 1775 dhe u nda nga jeta më 18 korrik 1817. Ajo ishte romanciere e famshme britanike dhe mbahet mend për prozën e gjallë, dhe rolin e saj në mbrojtje të të drejtave të grave. Lexuesi në Shqipëri e njeh përmes romanint “Krenari dhe paragjykim”, një bestseller absolut, i ribotuar vazhdimisht përgjatë këtyre viteve.

Xhek London lindi në vitin 1876 dhe u nda nga jeta më 22 nëntor 1916. Ai ishte gazetar dhe romancier amerikan. Lexuesi shqiptar e njeh përmes romaneve “Martin Iden” por edhe përmes veprave të tjera, përfshirë edhe librat për fëmijë




Xhevahir Lleshi është botues, përkthyes, studiues, , tregimtar, poet, dramaturg, estet dhe sociolog i njohur. Ai ka lindur në vitin 1947 në Berat. Që nga viti 1991 drejton botimet Uegen dhe merret me studime në fushat e sociologjisë dhe eseistikës



George Gordon Byron (Xhorxh Gordon Bajron) është shkrimtar anglez, përfaqësues tipik i romantizmit europian, i njohur kryesisht për kryeveprën e tij, Çajd Harold. Ai është vlerësuar si dashamirës i shqiptarëve falë udhëtimeve të shumta në vendin tonë dhe miqësisë që kishte me Ali Pashë Tepelenën

Xhorxh Uokër Bush ka qenë presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, djali i presidentit Xhorxh H. W. Bush. Veç politikës ka marrë pjesë në luftë dhe ka pasion artin, pikturën dhe shkruan







Yan Lianke (1958) është autor i një sërë romanesh dhe përmbledhjesh me tregime, të gjitha të dalluara për stilin e tyre të veçantë dhe subjektet e jashtëzakonshme ku përzihen alegoria, satira politike dhe poetika. I censuruar në Kinë dhe një prej zërave të lakuar për çmimin Nobel, romanet e tij më të njohur janë “Puthjet e Leninit”, “T’i shërbesh popullit”, “Kronikat shpërthyese” dhe “Ëndrra e fshatit Ding”.



Yasmina Khadra është pseudonimi i shkrimtarit Mohammed Moulessehout, lindur në Saharanë algjeriane në vitin 1955. Pseudonimi femëror e mbajti për të shmangur kontrollin e dorëshkrimeve të tij nga censorët ushtarakë ndërsa ishte ende duke shërbyer si oficer në ushtrinë algjeriane.
Është i njohur dhe i vlerësuar në mbarë botën kur romanet e tij janë botuar në 36 vende dhe përkthyer në 33 gjuhë. Është fitues i mjaft çmimeve letrare në Francë, Amerikë etj. Dallëndyshet e Kabulit është volumi i parë i një trilogjie kushtuar dialogut të shurdhët ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe që vazhdon me Sirenat e Bagdatit dhe Atentati. Jeton në Francë.


Ylli Demneri është shkrimtar dhe artist i imazhit që jeton prej shumë kohësh në Francë. Aktualisht ai është drejt artistik në revistën “Le Journal des Acteurs Sociaux” në Paris. Ai ka pasur një përvojë të shkurtër në kinematografi. Prej disa vitesh i është kushtuar edhe poezisë dhe prozës. Deri më tani ka botuar katër libra: “Më kujtohet”, “E dashura A.”, “Block-notes” dhe “Njëqind e njëmbëdhjetë haiku”


Ylljet Aliçka ka studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Mban titullin Profesor dhe gradën Doktor. Është autor i gjashtë librave në prozë, përkthyer gjithashtu në gjuhën frënge, italiane, angleze, norvegjeze, çeke, polake dhe gjermane. Ka shkruar edhe disa skenarë filmash, njëri prej të cilëve “Parullat me gurë”.




















Prof. Yuval Noah Harari është diplomuar në Universitetin e Oksfordit dhe jep mësim në Universitetin e Jeruzalemit. Ai konsiderohet si një nga mendjet më briliante, me njohuri në shumë disiplina, për të shpjeguar origjinën e qenies njerëzore, evoluimin e tij në histori dhe rolin e Njeriut në shekujt në vijim. Libri i tij “Sapiens” është shndërruar në një bestseller absolut për disa vite me radhe



Zadie Smith ka lindur më 25 tetor 1975. Deri tani ka shkruar tri romane. Në vitin 2003, ajo u rendit në listën Granta të 20 autorëve më të mirë të rinj. Romani Dhëmbët e bardhë u bë menjëherë bestseller ndërkombëtar. Romani i saj i tretë Bukuri mëkatare u botua në vitin 2005 dhe u klasifikua për çmimin Man Booker Prize. Libri fitoi çmimin Orange Prize for Fiction në vitin 2006.
