Viktor Canosinaj

Viktor Canosinaj lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, ku banonte dhe familja e tij. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë. Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Pas një përvoje të shkurtër në kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Aktualisht punon redaktor gjuhësor pranë Parlamentit shqiptar.

Shkrimtari Viktor Canosinaj lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, qyteti më i afërt me ishullin e Sazanit, ku banonte familja e tij dhe i ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë e tij.


Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984 në qytetin e Shkodrës, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Pas një përvoje të shkurtër në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ai fillon punë si gazetar, përkthyes dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Aktualisht punon redaktor gjuhësor pranë Parlamentit shqiptar.


Aktiviteti letrar


Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime e duke fituar në moshën 14-vjeçare çmimin e parë në një konkurs kombëtar letrar organizuar nga Radio Tirana. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981. Në vitin 1984 u pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i parë për të rritur “Katër yje në qytet”, i cili fitoi çmim kombëtar.


Ka lëvruar kryesisht romanin për të rritur, por dhe për të rinj e fëmijë.


Ai ka botuar 12 romane romane për të rritur:


“Katër yje në qytet”, “Një copë tokë nën qiell”, “Vajza përtej murit”, “Mallkimi i grave”, “Pianistja belge”, “Vite blu”, “Hëna mbi kështjellë”, “Engjëjt nuk zbresin në tokë”, “Dashuri në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”.


Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë, shumë prej të cilëve, me në krye romanin “Meriyll”, vazhdojnë të qëndrojnë bestseller në treg:


“Nesër do të jetë ndryshe”, “Të gjithë tulipanët e botës”, “Një dashuri sa dy oqeane”, “Ëndërr amerikane”, “Ata kërkonin lumturinë”, “Në rrugë”, “Lamtumirë guaska ime”, “Princi Diellor”, “P4”, “Lulemaji”, “Monstrat e Rrugës së Mimozave”, “Bormal”, “Në kërkim të princeshës Ujëvarë”, “Ëndrrat e anijes me vela”, “Aventurat me ishullin lundrues”, “Zemra në pëllëmbë të dorës”.


Viktor Canosinaj ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij “Meriyll” është renditur në Listën e Nderit të IBYY-t për vitin 2002. Pas një anketimi të kryer nga UNICEF-i, Lëvizja “Mjaft” dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006, Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i lexuar për fëmijë e të rinj. Në vitin 2009 u shpall autori më i lexuar nga biblioteka komunale e Prishtinës.


Në vitin 2008 mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Librit në Berlin.


Romani “Mall i kaltër” është mbështetur mbi disa motive të jetës së piktorit të shquar italo-shqiptar Ibrahim Kodra. Ai prek moshen e tij të fëminisë dhe rinisë dhe atë të pjekurisë artistike. Rrëfimi në roman është i gershetuar në tre veta: veta e parë, tregon Kodra, veta e dytë, pjesa më e veçantë e rrëfimit, eshte piktori në moshe te pjekur që ndjek veten me imagjinatë; veta e tretë rrëfen autori. Nderkohë këto rrëfime alternohen me bisedën mes Kodres dhe nje diplomateje italiane, me të cileë ai po udhëton me avion për në Shqipërinë e vitit 1973, në kulmin e diktaturës komuniste.  



     

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 16 nga 16 libra
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Roman i llojit fantazi dhe aventurë. U botua në vitin 1996 dhe fitoi çmimin e Ministrisë së Kulturës. Libër që ka pasur sukses dhe vazhdon të mbetet një ndër romanet më të lexuar të autorit.

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Viktor Canosinaj vjen me një roman të ri për lexuesit ku në qendër të tij ka marrëdhënien e individit me atdheun dhe sesi këto marrëdhënie ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në fatin e të dyja palëve. Ky është një roman kushtuar idealistëve shqiptarë të të gjitha kohërave që u vetëflijuan për atdheun. 

    1 200 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok

    Historia e jashtëzakonshme dhe prekëse e një djali shqiptar nga fshati Ishëm i Durrësit. I lindur me një talent të rrallë për pikturë.

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Një familje shqiptore me origjinë nga fshati, prindërit dhe dy fëmijë odoleshentë, emigrojnë në SHBA, ku ndeshen me një sërë vështirësish dhe problemesh, të cilat duhen kapërcyer. Në romon trajtohet fenomeni i bulling-ut, i përhapur edhe në shkollot tona. Po ashtu një vend të spikatur zënë edhe marrëdhëniet fëmijë-gjyshër, të cilat në ditët tona po...

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Fati i dy njerëzve ndryshe në një shoqëri të mbyllur dhe paragjykuese, që luftojnë për të ndryshuar jetën e tyre...

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok

    Kjo pjese flet për Merin, një vajze 13 vjeçare e cila ka një motër dhe një vëlla Noren dhe Albin. Merit i vdiq e ëma dhe ajo duhet ta mbante e vetme shtëpinë !

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Nuk është në stok

    400 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Një sagë shqiptare që nis në shekullin XVI dhe vjen deri në ditët tona. Gjithçka e treguar nëpërmjet historisë së një familjeje dhe një fshati.

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Aksion, aventura dhe emocione pa fund. Një dashuri e rrallë dhe tepër njerëzore.

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Per te gjithe lexuesit qe kane kujtime te bukura me romanin Meriyll, autori ka vendosur qe te vijoje historine e dy personazheve kryesore, Merit dhe Sidit, ne kohe tjeter dhe rrethana te reja teksa edhe lexuesit e tij janë rritur tashmë.

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok

    Libri është një roman kushtuar viktimave të idealizmit në çdo kohë dhe sistem.

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Autori i “Meriyll” Viktor Canosinaj, - nje nga shkrimtaret me te njohur te letersise shqipe per femije dhe te rinj, vjen me nje roman te ri per lexuesit e tij: “Robi IA – MX234G”. Personazhi kryesor eshte nje derrkuc i zgjuar, - por cfare e ben te tille kete derrkuc, lexuesit e vegjel do ta zbulojne ne faqet e ketij libri te ri.

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 440 Lekë 1 600 Lekë -10% Nuk është në stok
    I ri

    Meriylli eshte romani me ndikues tek te rinjet shqiptare sepse perfaqeson historine e tranzicionit te secilit prej nesh. Pas shume e shume vitesh, autori Viktor Canosinaj ka nxjerr vazhdimin e sages se Meriyll: Meri dhe Sidi, tashme jane ne kohe tjeter dhe ne rrethana te reja teksa edhe lexuesit e tij janë rritur tashmë.

    1 440 Lekë
    1 600 Lekë -10%
    Shto në shportë Më shumë
    Cmim i reduktuar
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 16 nga 16 libra