Tina Turner, Regula Curti, Taro Gold

TINA TURNER, emri i vërtetë i së cilës është Anna Mae Bullock, mbetet një nga këngëtaret më të famshme amerikane të të gjitha kohërave, me një karrierë thuajse gjashtëdhjetëvjeçare. Kantautore, aktore dhe kërcimtare me një popullaritet që i ka dhënë titullin “Mbretëresha e Rock-ut”,  Tina Turner u përfshi në listën e “Rolling Stone” The Immortals – Artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave si dhe në Hall of Fame Rock and Roll.  


Tina e nisi karrierën muzikore me bashkëshortin e saj Ike Turner si pjesëtare e grupit “Ike & Tina Turner Revue”. Suksesi pasoi me një sërë këngësh të njohura si "River Deep-Mountain High" dhe "Proud Mary". Ajo u divorcua nga Ike në vitin 1978 dhe, pasi u zhduk praktikisht nga skena muzikore pas disa vitesh e ringriti karrierën duke publikuar disa hite botërore, përfshirë albumin si soliste të vitit 1984 “Private Dancer”.


Në vitin 1986, ajo botoi bestsellerin autobiografik “I Tina", i cili u shndërrua në filmin kandidat për çmimin Oscar "What’s love got to do with it" në vitin 1993.


Një nga artistet më të njohura në botë, Tina Turner ka shitur më shumë bileta koncerti se çdo këngëtare tjetër në histori.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 300 Lekë Në stok
    I ri

    Tina Turner - këngëtarja e dashur dhe legjendare - vjen me një libër thellësisht personal dhe frymëzues që zbulon mençurinë e fituar falë udhëtimit të saj drejt gëzimit dhe ofron një udhërrëfyes praktik për të gjetur lumturinë në jetën tuaj. “Lumturia je ti!” përfshin një album të veçantë fotografish me imazhe të rralla dhe të papublikuara më parë të Tina...

    1 300 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër