Roald Dahl

Raold Dahl është një nga shkrimtarët për fëmijë më të suksesshëm në letërsinë britanike dhe botërore. Ai ka shkruar 19 libra për fëmijë dhe 9 libra me tregime. Pjesë e krijimtarisë së tij janë edhe skenaret e disa serialeve televizive. Vepra më e famshme e tij është “Çarli dhe fabrika e çokollatave.

Roald Dahli ka lindur më 13 shtator 1916 në Uells. Prindërit e tij janë me origjinë norvegjeze dhe një pjesë të fëmijërisë dhe rinisë së tij e kaloi në Oslo tek gjyshi i tij. Në moshën 4 vjeçare ndahet nga jeta babai i tij, i cili shkaktoi shumë plagë në jetë e Dahlit. Pas diplomimit ai ka punuar për kompaninë Shell duke shëtitur në disa vende të botës dhe më pas i është bashkuar Forcave Ajrore Mbretërore Britanike në Luftën e Dytë Botërore, duke shkuar në disa vende. Ai mbeti i plagosur teksa ra avioni.


Librin e parë e botoi në vitin 1961 me titullin “James and the Giant Peach” Tre vjet më vonë botoi Charli dhe fabrika e çokollatave. Të dy këto libra u bënë shumë shpejt popullor. Mes librave për fëmijë pati popullaritet edhe romani Matilda.


Ai është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare më 23 nëntor 1990, pas një sëmundje të gjatë.

Lista e librave të autorit

--
Shfaq 1 - 5 nga 5 libra
Shfaq 1 - 5 nga 5 libra