Rick Rubin është një producent i njohur amerikan. Ai është bashkë-themelues i “Def Jam Recordings”, themelues i “American Recordings” dhe ish-bashkëpresident i “Columbia Records”.
Rubin ndihmoi në popullarizimin e hip hopit duke prodhuar disqe për akte të tilla si Beastie Boys, Geto Boys, Run-DMC, Public Enemy dhe LL Cool J. Ai gjithashtu ka prodhuar produkte për hite të famshme nga një sërë zhanresh të tjera, kryesisht heavy metal, rock alternativ, hard rock, nu-metal dhe country.
Në vitin 2007, Rubin u quajt "producenti më i rëndësishëm i 20 viteve të fundit" nga MTV dhe u emërua në listën e Time të "100 njerëzve më me ndikim në botë".
Libri i tij debutues, “The Creative Act: A Way of Being”, është botuar në janar të vitit 2023 dhe ka kryesuar menjëherë listat e shitjeve në të gjithë botën. Brenda një periudhe të shkurtër kohe ky libër erdhi edhe në shqip përmes shtëpisë botuese “Botart”
Ky liber eshte nje fenomen boteror, - qe ka kryesuar listat e shiteve ne Amazon gjate fundvitit dhe tashme vjen edhe ne shqip, permes shtepise botuese Botart. “Akti krijues” është një kurs studimi i bukur dhe bujar që ndriçon shtegtimin e artistit si një rrugë që mund ta ndjekim të gjithë. Ai distilon urtësinë e mbledhur nga puna e një jete brenda një...