Robin Sharma

Robin Sharma është një nga folësit profesionistë më të njohur në Amerikë dhe një yll në lindje në fushën e lidershipit dhe të përmirësimit të jetës, duke pasur audienca prej deri në 10 000 veta në seminaret e tij. Ai drejton një kompani të vetën të zhvillimit të lider- shipit, Sharma Leadership International, dhe ka ndarë platformat e fjalimeve me persona të tillë, si: Bill Clinton, Deepak Chopra, Richard Carlson dhe Dr. John Gray. Librat e Sharma-s, si “Murgu që shiti Ferrarin” dhe “Udhërrëfyesi i madhështisë”, kanë qenë në majat e listave të bestsellerve në të gjithë botën dhe janë shitur në miliona kopje në më shumë se 70 gjuhë.

Robin Sharma është një nga folësit më të spiktatur në kohët e sotme për Lidershipin dhe Mjeshtrinë e Zhvillimit Personal. Si një prezantues, Sharma ka një aftësi të rrallë për të elektrizuar audiencën duke ndarë me njerëzit një botë të brendshme të pazakontë dhe tejet të vlefshme, duke i nxitur individët për të bërë më të mirën në punët e tyre, ekipet të arrijnë rezultate dhe organizatat të bëhen të pasfidueshme.


Për rreth 20 vjet Robin Sharma është zgjedhur si folës në eventet kryesore të tyre nga organizata të tilla me famë botërore si Nike, GE, Microsoft, Fedex, PëC, HP, Oracle, deri te Nasa Universiteti i Yale dhe YPO.


Libra të tillë të Sharmës si “The leader who had no title” kryesojnë listat e bestsellerave dhe postimet e tyre në rrjetet sociale arrijnë në mbi 600 milionë njerëz në vit, duke e bërë atë një fenomen të vërtetë botëror. Përmes punës së tij iu është dhënë ndihmë shumë njerëzve për të ndryshuar dhe realizuar qëllimet e jetës, për të arritur kapacitetet e drejtimit brenda organizatave, për të shtuar përgjegjësinë, produktivitetin zgjuarsinë dhe mjeshtrinë.


Sharma është listuar si një nga 5 mjeshtrat (gurutë) kryesorë të botës në një anketë të pavarur që u realizua me rreth 22 mijë biznesmenë. Ai shfaqet me të njëjtin shkëlqim si edhe personalitete të tjera me famë botërore si: Richard Branson, Bill Clinton, Jack Welch dhe Shaquille O'Neill.


   

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 5 nga 5 libra
  • Shikim i shpejtë
    450 Lekë 500 Lekë -10% Në stok

    Njerëzit që kanë arritur sukses, nuk janë medeomos më të aftë ose më inteligjentë se të tjerët. Ajo që i ndan është dëshira e tyre e zjarrtë dhe etja për dije.

    450 Lekë
    500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    720 Lekë 800 Lekë -10% Në stok
    I ri

    Dua të “jem përdorur” mirë kur të vdes. Sepse sa më shumë punoj, aq më shumë jetoj. I gëzohem jetës për atë që është. Jeta nuk është qiri i shkurtër për mua. Ajo është një lloj pishtari i shndritshëm, që unë duhet ta mbaj për momentin në dorë dhe dua që të ndriçojë sa më fort që të mundet, përpara se t’ua kaloj brezave të ardhshëm.

    720 Lekë
    800 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 080 Lekë 1 200 Lekë -10% Në stok
    I ri

    Më në fund erdhi koha jote, ky është skenari yt.

    1 080 Lekë
    1 200 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    810 Lekë 900 Lekë -10% Në stok
    I ri

    MURGU QË SHITI FERRARIN është një tregim për avokatin e shkëlqyer Julian Mantëlli, të cilin mënyra e vështirë e jetës që bënte e çoi drejt një infarkti fatal, në mes të sallës së gjyqit mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi drejt krizës shpirtërore, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të...

    810 Lekë
    900 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë 1 000 Lekë -10% Në stok

    A KEMI JETUAR NË MËNYRË TË URTER? Xhek Valentini është një ri vazhdimisht i dëshpëruar, i thyer shpirtërisht dhe i paqartë për jetën e tij. Ndihet i paplotësuar në punë dhe sapo është ndarë nga e dashura, Aventura e tij fillon menjëhere pas një aksidenti automobilistik, ku rrezikon...

    900 Lekë
    1 000 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
Shfaq 1 - 5 nga 5 libra