Svetllana Alexievich

Svetllana Alexievich është gazetare, reportere dhe shkrimtasre bjelloruse, e cila ka shkruar kryesisht rreth fatit të vendit të saj në luftë dhe gjatë komunizmit. Librat e saj janë përshkruar si një kronikë letrare të historisë emocionale e njeriut gjatë periudhës sovjetike dhe post-sovjetike. Veprat e saj më të rëndësishme në anglisht janë përshkrime nga lufta në Afganistan (Zinky Boys) dhe një histori gojore për katastrofën e Çernobilit (Voices of Chernobly)

Autori ka lindur më 1948-ën në qytetin ukrainas të Ivano-Frankivsk, i njohur atëherë si Stanislav, nga një baba bjellorus dhe një nënë ukrainase. Familja u shpërngul në Bjellorusi, pasi i ati përmbushi shërbimin ushtarak dhe Alexievich –i studioi gazetari në Universitetin e Minskut mes 1967-ës dhe 1972 –shit.


Ajo ka fituar çmimin suedez “PEN” për “kurajën dhe dinjitetin si shkrimtare”.


Pas diplomimit ajo punoi në një gazetë lokale në Brest, pranë kufirit me Poloninë, për shkak të pikëpamjeve të saj kundërshtuese. Më vonë u kthye në Minsk dhe nisi n të punonte në gazetën “Sel’skaja Gazeta”.


Për shumë vite ajo mblodhi materiale për librin e saj të parë “U vojny ne ženskoe lico” ( “Fytyra jo femërorë e luftës”, 1988), që bazohet në intervista me qindra gra që kanë marrë pjesë në luftën e dytë botërore. Kjo vepër është e para e ciklit të madh të librave të Alexievich –it “Zërat e Utopisë”, ku jeta në Bashkimin Sovjetik përshkruhet nga perspektiva e individit.


Në website-in e saj personal, Alexievich –i shpjegon vokacionin e saj gazetaresk “ Zgjodha një zhanër ku zyrat njerëzorë flasin për veten”.


Ajo ka shkruar tregime të shkurtër, ese dhe reportazhe pro thotë se e ka gjetur zërin e saj nën ndikimin e shkrimtarit bjellorus Ales Adamovich –i, i cili ka zhvilluar një zhanër që ai me raste e ka quajtur: “roman përmbledhës” “roman-orator” “ roman-fakte” “ njerëz që flasin rreth vetes” si edhe “kor epik”.


“Ajo ka kryer mijëra e mijëra intervista me fëmijë, gra e burra dhe në një mënyrë na ofron historinë e qenieve njerëzore për të cilën nuk dinim aq shumë… dhe në të njëjtën kohë po na ofron historinë e emocioneve, një histori të shpirtit” –ka thënë Sara Danius, nga Akademia e Nobelit.


Në “Zëra nga Çernobili” ajo ka intervistuar qindra nga të prekurit e masakrës bërthamore…nga një grua që mban burrin e saj në agoni pavarësisht se infermieret i thonë: “nuk është më njeri, është një reaktor bërthamor”, te ushtarët e dërguar për ndihmë, të inatosur se janë “hedhur…atje si rërë në reaktor”.


Në “Djemtë e Zinkut” ajo mbledh zëra nga lufta afgane: ushtarë, mjekë, vejusha e nëna.


“Nuk i pyes njerëzit rreth socializmit, i pyes rreth dashurisë, xhelozisë, fëmijërisë, pleqërisë”- shkruan Alexievich –i në hyrjen e “Kohë e dorës së dytë” që do të botohet nga “Fitzcarraldo Editions” më 2016 -ën. “ Muzikë, vallëzime, frizura. Detaje të panumërt të një jete të zhdukur. Është e vetmja mënyrë për të ndjekur katastrofën në një tablo të mondanes dhe përpjekjes për të rrëfyer një histori. “Kurrë nuk shteron së më habituri sesa interesante është jeta e zakonshme, e përditshme. Ka një numër të pafundmë të së vërtetave njerëzore… Historia interesohet vetëm për faktet; emocionet përjashtohen nga sfera e interesit. Konsiderohet e pavend për t’i pranuar në histori. E shoh botën si shkrimtare, jo striktmërisht si historiane. Më magjepsin njerëzit” – ka thënë shkrimtarja. Danius –i ka vënë re lexues të rinj drejt librit të saj të parë “U vojny ne ženskoe lico” ( Fytyra jo femërore e luftës) . “Një eksplorim i luftës së dytë nga një perspektivë që ka qenë, përpara këtij libri, thuajse krejt e panjohur. Rrëfen historinë e qindra e qindra grave që kanë qenë në fron në luftën e dytë botërore. Afro një milion gra sovjete kanë marrë pjesë në luftë dhe kjo është histori e panjohur gjerësisht. Ka qenë një sukses i madh në Bashkimin Sovjetik kur u botua dhe ka shitur më shumë se 2 milionë kopje. Është një dokument prekës dhe në të njëjtën kohë të sjell shumë pranë çdo individi dhe në pak vite ata do të kenë ikur të gjithë”.


Sipas mikut të saj të afërm një lider i opozitës bjelloruse, Andrei Sannikov, Alexeivich –i shkruan rreth “historisë së Njeriut të Kuq”. “Ajo pretendon se nuk ka ikur ende” –ka thënë Sannikov –“ Ajo argumenton se ky njeri është brenda nesh, brenda çdo sovjeti. Libri i saj i fudnit “Kohë e dorës së dytë” i kushtohet këtij problemi. Alexeivich-i është e mrekullueshme në intervisttime, Ajo nuk i shmang çështjet e vështira apo pyetjet. Ajo shkruan kryesisht për tragjedinë njerëzore. E lë ta përshkojë dhe shkruan me saktësi kirurgjikale rreth asaj që ndodh brenda natyrës njerëzore”. Bela Shayevich, e cila po përkthen aktualisht Alexievich –in në anglisht për shtëpinë botuese “Fitzcarraldo”, gjithashtu i bën homazh aftësive të saj si një intervistuese që e lë veprën e saj “oshtimë me asgjë tjetër veç së vërtetës”. “E vërteta e jetës në Bashkimin Sovjetik dhe Rusinë post-sovjetike nuk është diçka e lehtë për t’u kapërdirë” – ka thënë Shayevich –i. “Jam e emocionuar se kjo fitore do të thotë se më shumë lexues do të ekspozohen me dimensionet metafizike të mbijetesës dhe dëshpërimit të subjekteve të saj përmes tragjedisë të historisë sovjetë. Shpresoj se duke e lexuar atë, më shumë njerëz të shohin se vuajtja –madje edhe vuajtja e sjellë nga rrethanat gjeopolitike e huaj për shumë lexues –është diçka që mund t’i sjellë njerëzit më pranë njëri-tjetrit nëse janë të gatshëm të marrin rrezikun dhe të dëgjojnë” Megjithëse ajo është gjerësisht e përkthyer në gjermanisht, frëngjisht dhe suedisht, duke fituar një sërë çmimesh për veprat, botimet angleze të veprës së saj janë të rrallë. botuesi i “Fitzcarraldo” Jacques Testard e hasi veprën e saj në gjuhën frënge disa vjet më parë.


“Ajo ka qenë një ngjarje e madhe në Europë për një kohë të gjatë, por ajo kurrë nuk është zgjedhur në Angli” – është shprehur Testard –i . “Librat e saj janë shumë të pazakontë dhe të vështirë për t’u kategorizuar. Janë teknikisht jo-fiksion, por botuesit amerikanë dhe anglezë nuk e marrin rrezikun në një libër vetëm pse është i mirë, pa pasur diçka si çmimi Nobel”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 4 nga 4 libra
  • Shikim i shpejtë
    2 000 Lekë Në stok
    I ri

    Një tjetër roman i nobelistes Svetllana Aleksieviç vjen në shqip. Kësaj radhe në qendër është “homo sovjeticus” njeriu i shndërruar gjatë sistemit komunist, i cili në kapërcyellin e ndryshimeve ishte qenia boshe, pa orientim, pa kauzë dhe pa vizion për të ardhmen.....

    2 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok
    I ri

    Gruaja ka lindur jo vetëm për të rritur fëmijë dhe mbajtur familjen me dashuri dhe ushqim, por edhe për të luftuar. Këtë realitet të frikshëm sjell nobelistja bjello-ruse Svetllana Aleksieviç në këtë libër, ku përmes dëshmive të rreth 200 femrave që morën pjesë në vijën e parë të frontit, në Luftën e Dytë Botërore, sjell një realitet të panatyshëm që ka...

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok
    I ri

    Kjo është një nga kryeveprat e nobelistes bjelloruse Svetllana Aleksieviç, njëherësh gazetare e njohur, e cila ka sjellë anën e panjohur, - pra vdekjen e gjallë – që solli shpërthimi i reaktorit bërthamor në vitin 1986: Çfarë ndodhi me jetët njerëzore dhe vendet që u prekën nga rrezatimi?!

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    850 Lekë Në stok
    I ri

    Kjo është një nga kryeveprat e nobelistes bjelloruse Svetllana Aleksieviç, njëherësh gazetare e njohur, e cila ka sjellë anën e panjohur, - pra vdekjen e gjallë – që solli shpërthimi i reaktorit bërthamor në vitin 1986: Çfarë ndodhi me jetët njerëzore dhe vendet që u prekën nga rrezatimi?!

    850 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 4 nga 4 libra