Rosamunde Pilcher lindi në Cornouaille, më 22 shtator 1924. Ajo kreu studimet e para në shkollën “Llandaff Hoëell” dhe më pas ndoqi kolegjin “Miss Kerr-Sanders” për sekretari. I ndërpreu studimet me fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe u angazhua në Korpusin e Grave të Marinës. Pas luftës ajo u vendos në Skoci ku filloi të shkruajë për revistat më në zë. Librat e Pilcher-it janë veçanërisht popullorë në Gjermani ku, nisur nga tregimet e saj, kanali televiziv ZDF ka prodhuar më se 100 histori për televizionin, nën titullin “Stuhi dashurie”. Romanet “Kërkuesit e guaskave” dhe “Shtatori” e radhitën Rosamunde Pilcher ndër autorët më të njohur që shkruajnë për publikun e gjerë.
Rosamunde Pilcher lindi në Cornouaille, më 22 shtator 1924. Ajo kreu studimet e para në shkollën “Llandaff Hoëell” dhe më pas ndoqi kolegjin “Miss Kerr-Sanders” për sekretari. I ndërpreu studimet me fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe u angazhua në Korpusin e Grave të Marinës. Pas luftës ajo u vendos në Skoci ku filloi të shkruajë për revistat më në zë. Si autore romanesh e gjejmë në vitin 1949, me një roman dashurie, që u botua nën pseudonimin Jane Fraser. Ajo botoi edhe 10 romane të tjerë nën këtë emër. Romani e saj i parë, që mban emrin Rosamunde Pilcher, “Një sekret për t’u rrëfyer”, doli në vitin 1955. Ajo botoi në vitin 1988 sagën familjare “Kërkuesit e guaskave”, që u përkthye menjëherë në 16 gjuhë dhe është shitur në 5 milionë kopje. Më pas, ky roman u përshtat për film televiziv nga Terence Brady dhe Charlotte Bingham. Në vitin 1996 Pilcher botoi “Kthimi në Cornouaille” i ndjekur nga “Kthim në vend”, “Shtatori”, “Kthim në Skoci”, “Solistiku dimëror”, të botuar gjatë periudhës 1999-2000.
Në vitin 2002, Pilcher u nderua me Urdhrin “Kalorëse e Perandorisë Britanike”, si dhe Doktor Nderi në jurisprudencë nga Universiteti Dundee, në vitin 2010.
Librat e Pilcher-it janë veçanërisht popullorë në Gjermani ku, nisur nga tregimet e saj, kanali televiziv ZDF ka prodhuar më se 100 histori për televizionin, nën titullin “Stuhi dashurie”.
Romanet “Kërkuesit e guaskave” dhe “Shtatori” e radhitën Rosamunde Pilcher ndër autorët më të njohur që shkruajnë për publikun e gjerë.
Vendosur në fasadat elegante të vilave në Kornuell, para Luftës së Dytë Botërore dhe në hapësirat përgjatë viteve të turbullta të luftës, kjo histori dinamike flet për një grua të jashtëzakonshme, që përballet me dashurinë, dëshpërimin dhe, me plot kuptimin e fjalës, me kthimin në shtëpi.
“Shtatori”, me ngjarjet që zhvillohen në Skoci, fillon në maj, pasi po përgatiten ftesat për një ballo që do të mbahet në fund të verës. Shtatori është një muaj i jashtëzakonshëm në Skoci, kur vera e shkurtër, e lavdishme po mbaron dhe tashmë dimri ngjyrë gri do t’i zërë vendin.
A është ndonjëherë shumë vonë për të dashuruar? Kete pyetje shtron ne roman autorja e njohur britanike e cila eshte bere e famshme edhe per letersine per femije: “Magjia e ngrohtë e Rosamunde Pilcher-it është magjepsëse dhe tërësisht bindëse.”