Saimir Muzhaka është diplomuar për gazetari dhe bashkë me profesionin ka nisur punën si krijues. Ai është bërë fitues i Fondit për Krijimtarinë Letrare i cili u përmbyll me botimin e romanit të parë “Qyteti plak”
Saimir Muzhaka është një zë i ri origjinal në prozën shqipe: Ky roman e ka kaluar testin e parë, duke u vlerësuar mes pesë projekt-ideve krijuese të përzgjedhura dhe mbështetura nga Ministria e Kulturës. Muzhaku sendërton realitet periferik të shoqërisë shqiptare, plot paradokse, duke përdorur natyrshëm teknika narrative të njohura si ato të mjeshtërave...