Roberto Arlt

Roberto Arlt lindi më 1900 në Buenos Aires, nga prindër me origjinë europiane. Pati marrëdhënie të stuhishme me të atin dhe u largua herët nga familja. Jetoi një jetë shpesh të vështirë, rrugëve të kryeqytetit. Punoi si mekanik, bojaxhi, hamall, shitës, por u bë i famshëm me "Gravurat", që i shkruante për shtypin e përditshëm kryeqytetas. Arlt pati e vazhdon të ketë ndikim të madh në letërsinë hispano-amerikane, ku cilësohet si një nga themeluesit e letërsisë moderne argjentinase. Vdiq nga infarkti në qytetin e lindjes, më 1942. Për të, Roberto Bolaño ka thënë: "Le të themi, me modesti, se Arlt-i ishte Jezu Krishti."

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 4 nga 4 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Kjo histori dashurie e mrekullueshme dhe analizë psikologjike, është një shuplakë për kohën, jetën vanitoze, zakonet dhe hipokrizinë e shoqërisë së Argjentinës.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    “Sekrete femërore” mbledh një seri skicash të mprehta ku Roberto Arlt vëzhgon me ironi, humor dhe satirë marrëdhëniet mes burrave dhe grave. Dashuria me shikim të parë, fejesa, sjellja e të fejuarës, dëlirësia, martesa dhe ritualet e vogla të jetës sentimentale kthehen në lëndë për një analizë shoqërore të hollë dhe të pamëshirshme.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 100 Lekë Në stok

    "Për të gjithë, unë jam mohimi i jetës. Jam diçka e tillë si mosqenia. Njeriu nuk ekziston thjesht te veprimi. Ekziston edhe duke mos qenë? Ekziston dhe nuk ekziston. Ja tek janë ata njerëz. Me siguri kanë gra, fëmijë, shtëpi. Ndoshta janë ca mjeranë. Por, nëse dikush përpiqet t’u zaptojë shtëpinë, t’u rrëmbejë një qindarkë apo t’u prekë gruan, ata...

    1 100 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 4 nga 4 libra