Libri, përmban shkrime për ngjarje të kuptimshme dhe me interes për historinë tonë kulturore e gjuhësore si dhe për vepra të ndryshme gjuhësore e letrare, të gjitha këto të vështruara përmes tekstit dhe kontekstit.
Vlera më thelbësore e krijimtarisë shkencore të prof. dr. Shefkije Islamajt është cilësia e prodhimit shkencor dhe e të gjithë veprimtarisë së saj shkencore. Ajo ka lëvruar probleme në fusha të mëdha, të rëndësishme e të vështira, siç janë semantika leksikore, stilistika gjuhësore, shqipja standarde në zhvillim, kategori leksikologjike etj.; ka pasur...