Rein Raud lindi në Estoni në vitin 1961. Pasioni për letërsinë ka lindur tek qe kur ishte nxënës në shkollën e mesme. Që nga viti 1974, ka botuar disa përmbledhje poetike, tregime, romane dhe vepra teatrale. Është diplomimuar me PhD në Teori Letrare nga Universiteti i Helsinkit në vitin 1994. Raud është njohur si një akademik për teorinë kulturore, letërsinë dhe filozofinë japoneze moderne dhe paramoderne. Rein Raud është vlerësuar me çmimin Estonian Cultural Endowment’s Lite-rature Foundation në vitin 2005 për librin “Hector ja Bernard”, ndësa në vitin 2012 për “Rekonstruktsioon” [ botuar në shqip me titullin “Gjurmë brenge”]. Për romanin “Vend” u vlerësua me Eduard Vilde Literary Award në vitin 2009. Raud është mirënjohur si akademik, publicist dhe përkthyes i letërsisë japoneze në, estonisht. Veprat e tij, ku ndër këto edhe “Gjurmë brenge”, janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.
Shkruar me një stil mbërthyes, Rein Raud sjell një vepër me personazhe të gjallë, pa tone të errëta hidhërimi apo moralizimi, por me mesazhe të fuqishme për jetën.