Tessa Bailey është autore bestseller e New York Times-it dhe shumë e njohur në TikTok. Jeton në Long Island të Nju-Jorkut, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj. Shpeshherë, Tessa thotë me humor se, gjatë kohës që shkruan, mban një pjatë me djathë përpara, ndërsa mbrëmjeve zbavitet duke parë në Netflix. Entertainment Weekly e cilëson si “Mikelanxheloja e bisedave rreth seksit”, për mënyrën e çlirët të trajtimit të kësaj teme dhe për tonin plot humor që mbartin situatat e përshkruara në libër. Autorja del përtej kornizave të shprehjeve romantike në çift, duke e ftuar lexuesin në përjetime të zjarrta, mbushur me afsh dhe epsh të ndërsjellë.
Tessa Bailey na dhuron një tjetër komedi romantike për një donzhuan të thekur që, padashje, bie në dashuri me shoqen e tij të ngushtë teksa përpiqet ta ndihmojë për t’i fituar zemrën një burri tjetër.