Rachel Hollis është autore bestseller, personalitet televiziv, folëse shumë e kërkuar, themeluese dhe CEO e Chic Media. Cilësuar nga revista Inc. si një nga “Top 30 sipërmarrëset nën 30 vjeç”, Rachel përdor energjinë e saj ngjitëse për t’u dhënë fuqi grave, në mënyrë që të marrin nën kontroll jetët e tyre dhe të ndjekin pasionet e tyre pa frikë
Rachel Hollis është autore bestseller, personalitet televiziv, folëse shumë e kërkuar, themeluese dhe CEO e Chic Media. Cilësuar nga revista Inc. si një nga “Top 30 sipërmarrëset nën 30 vjeç”, Rachel përdor energjinë e saj ngjitëse për t’u dhënë fuqi grave, në mënyrë që të marrin nën kontroll jetët e tyre dhe të ndjekin pasionet e tyre pa frikë.
Motivuese, frymëzuese dhe gjithnjë e afrueshme, qëndrimi i Rachel -thuaje-troç, është një qasje e re që i mundëson të lidhet në mënyrë autentike me miliona gra anembanë botës.
Rachel ka punuar me kompanitë më të mira për të krijuar një përmbajtje novatore dhe tërheqëse për blogun e Chic Media mbi mënyrën e jetesës së grave. Rachel është autorja e serisë së librave The Girls Series, duke përfshirë librat Party Girl, Sëeet Girl dhe Smart Girl, si dhe një libër gatimi me titullin Upscale Doënhome. Rachel banon në Los Angeles me bashkëshortin dhe katër fëmijët e saj.
Për më shumë informacion, vizitoni THECHICSITE.COM.
A ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull, ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t’ju thënë: Kjo është gënjeshtër!
Pas librit “Vajza, lani fytyren” autorja bestseller Rachell Hollis, dhe një nga spikeret motivuese më të kërkuara në botë vjen me një botim të ri në shqip: ”Ky libër ofron një plan pa ndroje për të përqafuar dhe arritur synimet tuaja: “Unë besoj se ne mund ta ndryshojmë botën. Por në fillim duhet të ndalojmë së jetuari me frikën nga gjykimi për atë që jemi”.