Nexhmije Muça

Nexhmije Muça ka lindur më 9 dhjetor 1956. Ajo ka studiuar në degën Gjuhë – Letërsi në Universitin e Tiranës dhe është diplomuar në vitin 1979. Në vitin 1988 ka përfunduar studimet pasuniversitare për gazetari. Zonja Muça ka botuar libra me tregime, përralla, shkrime publicistike dhe literaturë pedagogjike. Në krijimtarinë e saj përmenden veprat: “Luleshqerra” (1987), “Vajza dhe zogu” me të cilin ka fituar çmimin letrar të vitit 1995 nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me shoqatën mbarëkombëtare të Letërsisë për fëmijë dhe të rinj, “Udhëtimi i Gentit” (1996), “Shtëpiza e Perlës” (1999), “Reja xixëlluese” (2007), “Habia e mbretëreshës” (2015) si dhe është bashkëautore e disa librave në fushën e pedagogjisë për gjuhën dhe letërsinë në shkollë.  


Në vitin 2012 Nexhmije Muça ka botuar romanin “Kambana e trembëdhjetë”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
  • Shikim i shpejtë
    425 Lekë 500 Lekë -15% Në stok

    Autorja e librave per femije dhe redaktorja e njohur Nexhmije Muça sjell një përrallë për lexuesit e vegjël, Princesha e shtatë kodrinave. Ajo është e njohur për përrallat e saj, ku njëra prej tyre, vlerësuar edhe me çmime kombëtare, është edhe “Vajza dhe zogu”.

    425 Lekë
    500 Lekë -15%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    170 Lekë 200 Lekë -15% Në stok

    Nexhmije Muça sjell një tjetër libër me përralla të vlerësuar nga lexuesit e vegjël por edhe nga kritika. Janë 10 përralla nga bota magjike

    170 Lekë
    200 Lekë -15%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    250 Lekë Në stok

    Ky libër është shpallur nga Ministria e Kulturës dhe Shoqata Mbarëkombëtare e Shkrimtarëve për Fëmijë si libri më i mirë për të vegjlit. Në 10 përrallat që përmban ky libër vjen një botë e magjishme për vogëlushët

    250 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra