Paulo Coelho

Paulo Coelho është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Veprat e tij, të botuara në më shumë se 170 vende dhe të përkthyera në 80 gjuhë, janë shitur në mbi 175 milionë kopje në të gjithë botën

Paulo Coelho lindi në Rio-de-Zhanejro, më 1947. Ai është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Veprat e tij, të botuara në më shumë se 170 vende dhe të përkthyera në 80 gjuhë, janë shitur në mbi 175 milionë kopje në të gjithë botën.


Midis 115 çmimeve të rëndësishme që ka marrë autori, mund të përmendim titullin prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalja e Artë e Galicisë”. Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes” nga OKB-ja, më 2007.


Ndër librat më të suksesshëm të tij, të cilët janë sjellë në qarkullim nga Botimet Toena, përmendim: “Alkimisti”, “Mali i pestë”, “Veronika vendos të vdesë”, “Djalli dhe zonjusha Prym”, “Njëmbëdhjetë minuta”, “Manuali i luftëtarit të dritës”, “Pelegrini i Kompostelës”, “Zahiri”, “Shtriga e Portobellos”, “Buzë lumit Piedra u ula dhe qava”, “Fitimtari është i vetëm”, “Brida”, “Alef”, si dhe librin e tij të fundit “Shkelja e kurorës” (Adultério), i cili është futur në listat e librave më të shitur në mbarë botën. Deri tani, të drejtat për përkthim të këtij romani janë shitur në 45 gjuhë.


Paulo Coelho është shkrimtari me më shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 12 nga 12 libra
  • Shikim i shpejtë
    2 160 Lekë 2 400 Lekë -10% Në stok
    I ri

    Paulo Coelho është tashmë ndër autorët më të lexuar nga shqiptarët. Prandaj, për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë të pasionuarve pas “Alkimisti”, “Alefit”, “Zahirit” apo “11 minuta”, ne rekomandojmë tre librat më të fundit të këtij autori që janë hedhur në qarkullim nga Shtëpia Botuese Toena.

    2 160 Lekë
    2 400 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    Paulo Coelho kthehet me portretin e jashtëzakonshëm të një gruaje, një roman aventure dhe formimi, fryt i një pune kërkimore mbi dokumente të pabotuara, por të realizuar me syrin e një narratori, i cili, nga jeta e Mata Harit, sjell një mesazh të ditëve tona, për gratë dhe burrat e sotëm.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Veronika, një vajzë e re dhe e bukur sllovene, duket sikur ka arritur gjithçka ka dashur në jetë. Megjithatë, nuk është e lumtur.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    Kryevepra më e fundit në shqip e Paulo Coelhos, vjen në shqip, duke iu bashkëngjitur serisë së librave të magjishëm të një prej autorëve më të shitur sot në botë. Edhe në këtë roman ka plot mistere dhe reflektime të thella për ndjesitë tona, për jetën dhe vdekjen, për qenien njerëzore. Këto nuk i bën kush tjetër kaq briliante sa Coelho. Çfarë pret.....LEXOJE

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Në këtë libër të shkurtër, të thjeshtë dhe të çmuar, do të gjeni sintezën e filozofisë humaniste të Paulo Coehlo-s: një mesazh besimi dhe jete që ka prekur zemrën e miliona lexuesve në të gjithë botën.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Me “Fitimtari është i vetëm” autori rikthehet me mesazhin e “11 Minuta” dhe ”Zahiri”, duke na ofruar një roman magjepsës, të mbushur me tensione, pasqyrë e botës ku jetojmë. Shpesh kërkimi i luksit dhe i suksesit me çdo kusht, na ndalon të dëgjojmë atë që na pëshpërit zemra jonë.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshja, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Romani tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja, korrespondente lufte, e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmes së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Në stok

    Në shekullin IX para erës sonë, Zoti urdhëroi profetin Elia të braktiste Izraelin. Udha e çoi atë në Sarepta, një qytet i vogël fenikas. Atje, në qytetin ku qenë ulur këmbëkryq Asirianët, Elia i humbet të gjitha, madje edhe gruan pas së cilës u dashurua. Më tej, ai gjendet në mesin e ngjarjeve të turbullta e dramatike, që e çojnë deri në përballjen me Zotin.

    650 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Ky është një nga romanet më të suksesshme të Paolo Coelhos dhe një prej librave më të shitur në botë përgjatë këtij shekulli. Briliant në rrëfim, magjik dhe i thjeshtë në mënyrën sesi komunikon me lexuesin. Është një gjetje fantastike për dhurata për të dashurit apo miqt tuaj. Alkimisti nuk duhet humbur kurrësesi

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 12 nga 12 libra