Peter Pomerantsev

Peter Pomerantsev është një profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, shkrimtar dhe producent televiziv. Ai ka lindur në Kiev, ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1977, ndërsa kur ishte një vjeç, familja e tij u arratis nga Bashkimi Sovjetik për shkak se i ati, Igor Pomerantsev, u përndoq nga KGB-ja për promovimin e letërsisë anti-sovjetike.


Peter Pomerantsev studioi letërsi angleze dhe gjermane në Edinburg ndërsa u zhvendos në Rusi në vitin 2001 ku punoi si producent televiziv dhe gazetar.


Ai është i specializuar në fushën e propagandës dhe zhvillimit të medias dhe ka dëshmuar mbi sfidat që sjell lufta informative para Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA dhe në Komitetin e Mbrojtjes të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Ky libër është një lexim i domosdoshëm për të kuptuar makiavelizmin politik të shekullit të njëzetë e një dhe teknikat e përdorura nga diktatorët e shekullit tonë. Libri “Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundur” përshkruan jetën e përditshme në Rusinë e viteve 2000, koha e bumit të naftës, oligarkëve, putinizmit dhe formave novatore të krijuara...

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër