Natasha Poroçani (Shuteriqi)

Natasha Shuteriqi Porocani ka lindur në Elbasan më 29.01.1970. Ajo është diplomuar për Gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Elbasanit dhe është doktoruar për Gjuhësi të aplikuar pranë Universitetit të Tiranës.


Aktualisht punon pranë Universitetit të Durrësit si pedagoge në Departamentin e Gjuhës shqipe. Është autore e disa librave për fëmijë:


Bëhu si unë (Shtëpia botuese Pegi)


Kur zemërohet Evaristi (Shtëpia botuese Pegi)


Pa e vrarë mendjen (Shtëpia botuese Albas)


Splash (Shtëpia botuese Arka e Noes)


Kolana “Bëmat e Estes dhe Kokosë” 1, 2, 3 (Shtëpia botuese Albas). 
Me librin "Kalendari i ëndrrave të mollës" mori çmim në Panairin e Librit Tirana 2022 si libri më i mirë për fëmijë. Po ashtu, ky libër u përzgjodh mes 7 prurjeve të vitit edhe nga Bukinist dhe blogu Leximtari në garë për librin më të mirë të vitit, botuar në 2022.



Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 4 nga 4 libra
Shfaq 1 - 4 nga 4 libra