Pandi Laço është skenarist, gazetar, moderator e producent, që karrierën artistike e ka të lidhur me televizionin. Ndër programet më të njohura televizive që mbajnë ¬firmën e tij si ideator janë “Histori me zhurmues”, “100 këngët e shekullit” dhe “Gjeniu i vogël”. Ai gjithashtu është autor i njohur në gjininë e këngës si tekstshkrues. Fitues i disa çmimeve të para në Festivalin e Këngës, disa nga këngët e tij kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision Song Contest.