Odeta Koço ka lindur më 6 dhjetor 1960 në Tiranë. Ka përfunduar studimet në Institutin e Lartë Bujqësor. I pëlqen letërsia, një pasion bashkëudhëtar i përhershëm. Të shkruarit e ka ndjekur që në moshë të re deri më sot.
Ky është një roman për dashurinë ku personazhi kryesor, Irena, mund të jetë çdo femër në një vend si ky i yni: Një jetë pa dashuri është një vuajtje e pafundme shpirtërore. Dashuria është e vetmja mënyrë për të fshirë çdo dhimbje. Shpirti që dashuron është i bukur, i lehtë dhe i paqtë.