Më 14 shkurt 1968 lindi në Gjirokastër romancieri dhe studiuesi Virion Graçi, doktor i shkencave në studimet letrare. Ai është autor i disa librave me poezi, tregime dhe romane si:
1. “San Valentino” (poezi, 1993)
2. “Të çmendur në parajsë” (roman, 1995)
3. “Shpata e ndryshkur” (roman, 1999),
4. “Bijtë e zotit majmun” (roman,1999)
5. “Babai në shi” (roman, 2000)
6. “Zonja pa emër” (roman, 2005)
7. “Litari dhe lamutmira” (roman, 2011)
8. “Stina e Hijeve” (roman, 2014)
9. “Djali memec” (roman, 2016)
10. Pëllumbat vrasin natën (2019)
11. Dead end (2019)
12. 800 hapa larg Venerës (2020)
… “800 hapa larg Venerës” është rrëfim i jetës së Kristoforit nëpërmjet shpirtit të tij, pas vdekjes së parakohëshme. Shpirti ndahet nga trupi i tij dhe nis jetë të re në natyrë, nëpër shkurre, shtylla, pemë.
“Dead End” është histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme.
Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën.
Stina e hijeve është romani më i mirë i vlerwsuar nga Ministria e Kulturws për vitin 2015. Autori Viron Graç ka shpërfaqë copëza nga ky roman që thelbin e ka në Athinë të Greqisë. Duke pasur parasysh se romani flet për një vajzë që ka vdekur në Greqi dhe se i ati e sjell në Shqipëri si pasagjere të fjetur, me qëllim që mos të paguajë shpenzimet që e...
Ndërkohë që i shoqi ka emigruar ilegalisht në Greqi, Lora vret djalin e saj 9 vjeçar... Një rrëfim i jashtëzakonshëm që na zhyt në tragjizmin e përditshëm të një vendi në kaos dhe rropatje mbijetese.