Serhii Plokhy

Serhii Plokhy ka lindur më Nizhnii Novgorod të Rusisë më 23 maj 1957 dhe është profesor i historisë së Ukrahinës në Universitetin e Harvardit si dhe drejtor i Institutit Kërkimor për Ukrainën në këtë universitet. Fëmijërinë e tij e kaloi në Zaporizhia të Ukrainës.


Ai është diplomuar në degën e historisë dhe shkencave sociale në Universitetin e Dnipropetrovskit në vitin 1980, ku studoi nën kujdesin e profesorëve Mykola Kovalsky dhe Yuri Mytsyk. Ai është specializuar në fushën e studimeve të historiografisë dhe burimeve historike në universtetet ruse dhe ukrainase. Në fokus të punimeve të tij kanë qenë historia e Bashkimit Sovjetik, rënia e perandorisë dhe studimeve të veçuara në Ukrahinës. Një fokus të veçantë i ka dhënë edhe kërkimeve kulturore dhe intelektuale për rajonin e Europës Juglindore.


Në vitin 2007 Plokhii është emëruar profesor i historisë së Ukrahinës në Universitetin e Harvardit.


Libri i tij i paprë Papacy and Ukrainë ishte mes të paktë librave që u publikuan në kohën e Bashkimit Sovjetik, ku në qendër ishte aspekti estetik i propagandës.


Një ndër punimet që ka pasur mës humë interes ka qenë edhe Origjina e Kombeve Sllave ku sjell një këndvështrim të gjerë të historisë së Rusisë, Ukrahinës dhe Bjellorusisë.


Plokhii ka kërkime edhe për histroinë e periudhës së Luftës së Ftohtë: Jalta: cmimi i paqes dhe “Perandoria e fundit” janë sfidat profesionale të autorit për të interpretuar kolasin e Bashkimti Sovjetik, e cila konsiderohet edhe një fitore e SHBA në kohën e Luftës së Ftohtë.


Librat e Plokhiit janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës dhe kanë fituar çmime të shumta ndërkombëtare. Në vitin 2015 mori çmimin Lionel Gelber Prize për librin Perandoria e fundit ndërsa në vitin 2018 “Baillie Gifford Priza”. Po në atë vit mori çmimin Antonovych dhe në vitin 2018 mori çmimin kombëtar Shevchenko në Ukrainë.


Në gjuhën shqipe kanë ardhur tre libra të përkthyer nga Maksim Rakipaj dhe hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Jozef: “Perandoria e fundit”, “Chernobyl” dhe “Agjenti me armë helmuese”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 300 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Libri i Plokhy-t, me hulumtime të imtësishme, hedh dritë mbi vrasjet e vazhdueshme politike, të kryera nga regjimi sovjetik, edhe pas vdekjes së Stalinit, në vendet e huaja. Një vepër e mrekullueshme si për studiuesit, ashtu edhe per fansat e romaneve me spiunazh."

    1 300 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Një i mbijetuar i Çernobilit dhe historian i vlerësuar me çmime "kronizon pa mëshirë absurditetet e sistemit sovjetik" në këtë rrëfim "të gjallërisht empatik" të aksidentit bërthamor më të keq në histori (The Wall Street Journal).Në mëngjesin e 26 prillit 1986, Evropa dëshmoi katastrofën më të keqe bërthamore në histori: shpërthimin e një reaktori në...

    1 500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Libri, i shkruar si një vepër historike, shpesh trajtohej si doracak për ngjarjet që po shpaloseshin ne Evropen Lindore. Në të vertete, ajo çka pa bota në Krime dhe Ukrainen lindore në pranverën dhe verën e vitit 2014 ishte vazhdim i shpërbërjes dramatike të Bashkimit Sovjetik, që pati nisur njëzet e tre vjet më parë.

    1 500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra