Paulus Hochgatterer-i lindi në vitin 1961 në Amsteten të Austrisë së Poshtme. Jeton në Vjenë, ku përveçse shkruan, ushtron edhe profesionin e psikiatrit për fëmijë. Është nderuar me çmime të ndryshme dhe së fundmi ka fituar bursën “Elias-Canetti” të qytetit të Vjenës. Disa nga veprat e tij janë: Mbi kirurgjinë (roman, 1993, ribotuar më 2015-n), Rregulli i Nysten-it (tregime, 1995), Ujëra të rrëmbyeshme (tregim, 1997), Caretta caretta (roman, 1999), Mbi korbat (roman, 2002) dhe Një histori e shkurtër mbi peshqit fluturues (tregim, 2003).
Vrasja e një plaku shënon fillin e rrëfimit të romanit thriller rreth të cilës mblidhen të gjitha fijet: Një baba psikopat rreh vajzat e tij, sa i bën për spital; një prift benedikt, vrapues i largësive të mëdha, dëgjon në kokë zëra që nuk kanë të bëjnë me Zotin; një postier në pension do që të vrasë veten; ndërsa një nënë e re beson se fëmija i saj i...