Raymond Carver

Raymond Carver (shkrimtar, romancier dhe poet) është konsideruar, mbi të gjitha, si një romancier i një niveli të lartë. Por ai mbetet një nga tregimtaret me te mire te letersise bashkekohore

Raymond Carver lindi më 25 maj 1938 në Clatskanie dhe vdiq më 2 gusht 1988 në Port-


Angeles, në shtetin e Uashingtonit. I ati i tij ishte punëtor dhe përdorues i alkoolit, ndërsa e


ëma punonte si kameriere a shitëse.


Më 1956, në moshën 18-vjeçare, ende në lice, u martua me shoqen e tij Maryann Burk.


Pasi u diplomua në liceun Davis, Caever-i punoi për të mbajtur familjen duke kryer punë të


ndryshme, herë si portier, punëtor sharre, a shitës.


Më vonë u transferua në Kaliforni, ku filloi të interesohej për letërsinë dhe mori mësime shkrimi dhe krijimi nga romancieri John Gardner, i cili pati një ndikim të rëndësishëm në jetën e shkrimtarit. Ai ndoqi studimet në universitetin e shtetit të Chico-s, dhe më pas në universitetin Humboldt në Kaliforni, dhe në fund në universitetin e Iowa-s.


Raymond Carver (shkrimtar, romancier dhe poet) është konsideruar, mbi të gjitha, si një romancier i një niveli të lartë.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    Carver-i hodhi gjurmët e një jete të re në gjininë e tregimit të shkurtër. Ai dëshmoi se, si humori dhe tragjedia, bashkëjetojnë në zemrat e njerëzve të thjeshtë. Falë përmbledhjeve të tij me tregime të shkurtra, poezive dhe eseve, që u botuan gjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit të jetës së tij, ai fitoi një numër lexuesish gjithnjë në rritje.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok
    I ri

    Kjo përmbledhje e shënjuar nga një rrëfimtari e zhdërvjelltë, me stil minimalist, në formë bashkëbisedimi dhe, njëkohësisht, e parë nga një këndvështrim i hollë i mënyrës se si njerëzit komunikojnë në të vërtetë, është kthyer shumë shpejt në një nga veprat më me ndikim në letërsinë moderne.

    600 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra