I ngjizur pas një gjysmë shekulli udhëtimesh dhe përsiatjesh, "Vendet e mia" rrëfen historinë e Europës qysh nga dalja e saj prej ferrit të luftës në vitin 1945: sesi dalëngadalë e mori veten dhe u rindërtua, u çlirua dhe u bashkua për t'iu qasur idealit të një "Europe të tërë e të lirë". Për t'u lëkundur sërish, më pas.