Shkelzen Zalli ishte poet, autor i librave për fëmijë dhe gazetar që ka punuar për rreth 30 vjet në Radio Tirana, duke drejtuar dhe përgatitur shumë emisione për fëmijë si: “Mikrofoni i qershizave”, “Kolovajsa e pasdites”, “Në vallen e rritjes sonë”.
Autor i rreth 45 librave për femijë, në zhanrin e poezisë, poemës, fabulës, përrallës, skicave dhe tregimeve, krijimtaria e tij prej shumë vitesh është pjesë e kurrikulës shkollore të ciklit të ulët. Mes tyre vlen të përmenden: “Gjergji takon Skënderbeun”, “Ditari i maces”, “Pësimet e Benit”, “Treni me gaztorë” etj.
Ai spikati me stilin lirik, temat interesante, mendimin filozofik, edukues dhe atdhetar, leksikun e veçantë dhe figuracionin plot fantazi e shpesh ironik ndaj veseve njerëzore.
Shkëlzen Zalli u bë pjesë e jetës së femijëve shqiptarë për shumë breza, përmes poezive plot elementë stilistikë që ishin pjesë e individualitit të tij jetësor dhe letrar.
Fitues i shumë çmimeve letrare për fëmijë në Shqipëri, Kosovë dhe rajon, vitin e kaluar Shkëlzen Zalli u nderua me Çmimin Kombëtar të Letërisë për Femijë, akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
U nda nga jeta më 18 maj të vitit 2020.
Më poshtë japim disa nga titujt e librave për fëmijë:
Shtëpia e pranverës - poezi për fëmijë - 199?
Përtej fytyres: poezi - 1998
Hënën nuk e pastroj dot - vjersha dhe poema për fëmijë - 2000
Pësimet e Benit: poezi - 2001
Liria ime e vogël - poezi - 2002
Don Benkishoti në bjeshkë : tregime në vargje - 2005
Bleta e Abetares : vjersha, fabula, vizatime për ngjyrosje - 2006
Kur zogu prap të hyjë në vezë : vjersha humoristike, fabula - 2006
Ku më humbi nëna?! - përralla - 2007
Dielli nën mjegull - lirika - 2007
Lugina e shelgjeve - tregime - 2008
Kush banon te syri : vjersha - 2008
Shkronjat në shtëpinë e fjalës - 2009
Gjëza për t'u gjetur - 2011
Si u dogj ëndrra - përralla - 2011
Leci kërkon një Nastradin : vjersha, humoristike - 2011
Zogj të bardhë - poezi për fëmijë - 2012
Gomari pa një... vesh - fabula dhe tregime humoristike për fëmijë - 2013
Dita të ka pritur - poezi për fëmijë - 2013
A kanë zogjtë edukatore - vjersha - 2014
Kurora me banane - fabula - 2015
Ditari i maces - 2015
Perëndimi i vesës - poezi - 2015
Gjergji takon Skënderbeun - poemë, poezi për fëmijë - 2018
Kartolina e zileve - poezi për fëmijë - 2019
Ky libër është fitues i çmimit të parë për letërsinë për fëmijë në Panairin e Librit Tirana 2015, dhënë nga juria profesionale, me motivacionin: Për fabulat e gjetura dhe interesante, ku shkrihet loja e thjeshtë me mendimin, për vargjet melodike dhe ritmike si dhe për fjalën e bukur që nxit përfytyrime të drejta tek lexuesit kudo në botë”.