Rudina Çupi është poete, autore librash për fëmijë, përkthyese dhe redaktore me përvojë në fushën e botimeve. Ka përfunduar studimet në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës.
Aktiviteti i saj poetik përmbledh katër tituj: [“Të gjithë të drejtat janë të rezervuara” (2015); “®” (2010); “Shkopsitje” (2006) dhe “Mos ma kujtoni vdekjen” (1993)].
Po ashtu, në morinë e librave për fëmijë, Rudina ka shkruar librat “Një elefant elegant”, “”Kolovardhe”, “Pica, vetëm pica” dhe ”Kakarina”.
Njëherësh është autore dhe bashkëautore në disa libra të natyrës didaktike dhe shkollore për sistemin parauniversitar.
Rudina gjithashtu është përkthyese e disa librave për fëmijë: si të serisë “Vendi I rrëfenjave”. Ajo ka punuar si redaktore në disa shtëpi të rëndësishme botuese e, së fundmi, edhe si mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe.
Është aktive në medien e shkruar dhe në atë vizive me shkrime letrare e kritike, artikuj publicistikë, intervista etj. I pëlqen të zhvillojë shpesh veprimtari leximi e shkrimi krijues me fëmijët në Shqipëri dhe në Kosovë.
Veprimtaria e saj letrare për të rritur e fëmijë është vlerësuar me çmime e vlerësime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Rudina Çupi është fituese në dy edicione të konkursit Libri më i mirë i vitit për fëmijë, i organizuar nga platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe Leximtari.al me librat "Një elefant elegant" dhe "Kakarina".
Një rrëfim i koduar, i shkruar me rebuse, me fjalë të krijuara duke ndërthurur figura e shkronja. Ky libër ndërveprues, pjesë e serisë "Luaj e shkruaj" për lexuesin fillestar, nxit mendjemprehtësinë dhe logjikën, si dhe shprehjen e anës krijuese.
Rudina Çupi vjen sërish para vogelusheve me nje personazh tjeter tejet ngacmues – Dordolengun, i cili shpik gjithcka, vetem e vetem per te mos ngrene supen. Edhe kesaj radhe, autorja e sfidon lexuesin e vogel me lojera gjuhesore.
Librat e Rudina Çupit duhet të jenë pjesë e leximit të fëmijëve në çdo stinë, por ne kemi përzgjedhur tre tituj të cilët i kemi rekomanduar për lexim për të gjithë vogëlushët pas përfundimit të vitit shkollor. Ky set është për të gjithë lexuesit mbi moshën 6 vjeç.
GJYSHJA ME ZEMRËN PREJ KETRI është një histori zemre e shkruar në vargje. U kushtohet të afërmve që nuk i kemi pranë, për të cilët na merr malli.
Gramatika më e vështirë se matematika? Tani, jo më. Në ishullin “GramaTIK-TOK” jetojnë dhjetë banorë gjuhësorë të çuditshëm: emri, folja, mbiemri dhe të tjera pjesë të ndryshueshme e të pandryshueshme të ligjëratës, janë po aq çamarrokë e të mençur, të ndjeshëm e të lezetshëm sa vetë fëmijët.
Gjuha është arti me mbresëlënës që kanë shpikur njerëzit dhe që përdoret nga çdokush dhe çdo ditë. Sa shumë mesazhe, emocione e befasi përcillen përmes fjalëve! Por edhe humor, i cili na pëlqen të gjithëve.
Në librin “ Kolovargje” të serisë “ Luaj dhe shkruaj” vjershat marrin ngjyrat e natyrës dhe formën e lojërave më të dashura për fëmijët. Vogëlushët mësojnë si të vizatojnë me vargje apo si të shndërrojnë vargjet e vizatuara në vjershë, duke shprehur tërë imagjinatën dhe fantazinë e tyre.
Kjo është një histori gazmore, plot befasi gjuhësore. Gjuhën e bëjnë fjalët me kuptim të figurshëm, siç janë shprehjet frazeologjike: një grup fjalësh që nuk përdoret në kuptimin e parë. Në poemthin “Mufka dhe Pufka” fëmijët mësojnë si t’i dallojnë ato, t’i lidhin me kuptimin, kur dhe pse i përdorim. Në fund libri përmban lojëra gjuhësore.
Një histori vetëm me një fjali. Një rrëfim plot humor e me gabime, në kuptime e në ilustrime, plot me fjalë ngatërreshtare, nga të cilat fëmijët do të gjejnë të saktën fare.
Libri “Një elefant elegant” i serisë “Luaj dhe shkruaj” është një përrallë me pengesa, krijuar enkas për fëmijët që sapo kanë mësuar të shkruajnë e të lexojnë (6-8 vjeç). Përralla është ndryshe nga të tjerat, se është e papërfunduar: pret që ti “Superheroi Shpëtues i Përrallës” t’i plotësosh shkronjat te fjalët e tekstit në faqet e djathta dhe më pas ta...
Aq shumë u pëlqejnë fëmijëve picat, sa ata I krahasojnë me çdo gjë përreth, me të cilën luajnë dhe zbaviten.
Bota e piratëve në kërkim të thesarit është plot aventura. Nga të gjithë personazhet e librave piratët përjetojnë më shumë pengesa e peripeci... A do të mbyllet me fund të lumtur aventura e tyre?
Një histori që i kushtohet fëmijëve ndryshe, botës së tyre të vecantë, vetëbesimit dhe fantazisë.
Njohuritë bazë gjuhësore, shkencore, sociale, artistike që duhet të fitojë fëmija janë paraqitur në tekstin e fëmijës “9 miqtë e mi” me anë të situatave dhe materialit figurativ e synimet. Ndërsa në librin e msuesit (udhëzuesin didaktik) ofrohen metoda e teknika të larmishme si dhe sugjerohet baza materiale që i nevojitet mësueses/prindit për zbërthimin e...