Nadine Debertolis është shkrimtare e njohur franceze. Ajo ka lindur në vitin 1984 dhe ka ka nisur të shkruajë që në adoleshencë.
Tashmë ajo i është përkushtuar në veçanti letërsisë për fëmijë. Dy fëmijët e saj janë burim i pafund frymëzimi për shkrimtaren. Ajo është kureshtare për gjithçka, i pëlqen të mësojë gjëra të reja dhe të udhëtojë, e më pas t’i shndërrojë zbulimet e saj në histori të bukura. Librat e saj janë botuar dhe përkthyer nga shtëpi të njohura botuese.
Niseni leximin me romanin “Shtëpia me 36 çelësa” pastaj vijoni me libri e dytë “Fshati me 13 sekrete”
Një libër me mistere dhe aventura, që i kushtohet familjes, kujtimeve dhe mënyrës sesi duhet t’i përballojmë ngjarjet e jetës. Një histori misterioze, e përsosur për lexuesit kureshtarë që duan të zhyten në një rrëfim plot aventura dhe të papritura. Një rrëfenjë për miqësinë, familjen, rritjen, aventurën, lojën.