Sterjo Spasse

Sterjo Spasse është një nga prozatorët kryesorë të letërsisë së shekullit të XX, i cili theu rregullat e socrealizimit. Ai ka lëvruar romanin dhe tregimin, por kryevepra e tij mbetet romani “Pse?!”

Sterjo Spasse (lindur më 1914 në Gollomboç, vdekur më 1989 në Tiranë) është shkrimtar shqiptar. Sterjo shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa shkollën Normale në Elbasan. Një kohë punoi si mësues. Më vonë vazhdoi studimet e larta për pedagogji në Firencë të Italisë dhe mandej për letërsi në Bashkimin Sovjetik. Mbas Çlirimit një kohë punoi në revistat pedagogjike dhe letrare : "shkolla e re", "Arsimi popullor", "Literatura jonë", "Nëntori", etj. Ai punoi edhe pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Ndërsa kohën e fundit e kaloi në Tiranë, si shkrimtar me profesion të lirë.


Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore u muar me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane etj. Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare zë fill që na vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte një periudhë në të cilën Sterjo Spasse u dallua me krijiet e veta, sidomos në fushën e tregimit dhe atë të romanit. Ai ka botuar disa përmbledhje tregimesh si dhe dhjetë romane. Kryevepra e Sterjo Spasses është "Pse" (1935)


Veprat


Kurorë rinije 1934


Pse ?! 1935


Ata nuk ishin vetëm, roman 1952


Afërdita përsëri në fshat, roman 1955


Buzë liqenit, roman 1965


Sokolesha, 1966


Të fala nga fshati, 1968


Zjarre, roman 1972


Ja vdekje, ja liri, roman 1978


Kryengritësit, roman 1983


O sot, o kurrë !, roman 1989


Letra nipit tim Arian në Tiranë nga Maqedonia dhe Kosova, 1975


Zgjimi, roman


Pishtaret, roman


Afërdita ,roman (1944)


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Nuk është në stok

    Një eksperiment që doli me sukses, një prozë moderne që lidh thellësinë filozofike dhe depërtimin filozofik rreth kuptimit të jetës, - një model sesi jeta nuk arrin të sfidojë përballë vdekjes por njëherësh është edhe një udhëtim i fuqishëm letrar në mendjet e lexuesve të çdo kohe. Prandaj, është listuar si vlerë e përhershme letrare dhe rekomandohet në...

    650 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër