Stefan Cvajg

Stefan Cvajg është një nga shkrimtarët dhe studiuesit më të mirë të shekullit të XX. Ai shquher për prozën brilante, esetë dhe biografitë që iu bëri personaliteteve të shquara të letërsisë dhe kulturës botërore, si Dostojevski, Nicce, Tolstoi, Frojdi etj.

Stefan Cvajg lindi ne Vjene, ne vitin 1881. Ai studioi filozofi dhe histori letersie, ndersa ne vitin 1904 mbaroi doktoraten per filozofi dhe arte te bukura ne Universitetin e Vjenes. Cvajg shkroi novela dhe tregime, si edhe shume biografi te figurave te njohura te historise boterore, nder te cilat me e famshmja eshte biografia e Mary Steëart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshes Mari Antuanete. Ato qe e bene te famshem ne mbare boten ishin novelat, te cilat me psikologjine e tyre depertojne vazhdimisht ne karaktere te shumta lexuesish.


Krijimtaria e Stefan Cvajgut është e larmishme, plot ngjyresa dhe trajtesa të njëmendta, përplot ndjesi dhe mëtim joshëse. Në galerinë e kumteve, novelat dhe tregimet, kjo narrativ e mëshimit nëpër ëndjet dhe pasionet e kohës, zënë një vend të konsiderueshëm dhe mbartin një vlerë, ndoshta vetmitare në kryerendjen për nga naltësitë etiko-estetike, botëkuptimore dhe kunguese. Autobiografitë për korifenjtë e mendimit dhe epokave janë të pazëvendësueshme dhe të patëdyta për nga përtëritja dhe reinkarnimi i gjendjeve dhe hapësirave të atyre që u përjetësuan nga kjo penë. Por gjithçka që shpirti i tij krijues gostiti në sofrën e madhe të botës së dijes, ishte përplot më atë që vetë Cvajgu përjetoi. Ata hynë të gjithë tek ai dhe dolën prej andej me moshën e përjetësisë.


Në një plan tërësisht historik "Bota e djeshme" (libri i tij i fundit, një lloj autobiografi) është Vjena dhe Europa më 1914-n, atje ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset fillimore, atje ku ai endi stadet e tij të intelektit, atje ku letërsia iu bë pasion i shpërthimeve të përhershme dhe të përgjithmonshme deri në të mbyllë të syve. Pati gjithëpoaq mjeshtërore dhe miqësitë, prej të cilave zgrapcim ato me Frojdin, Rilken dhe Valerinë, frekuentime, të cilat lanë gjurmë dhe plazmuan më me ngulm në brendinë e tij atë vetvete që hallakatej mes dyshimesh.


Jeta e Cvajgut nuk është kurrqysh ajo e një bohemi andrallash dhe qëmtesazh gëluese, dritash dhe vezullimesh, përkundrazi në mes dhe brenda dy luftërave botërore, ai u përndoq nga fantazma e tërratisjeve që ngërthyen lirinë, për të cilën vetëm sa dëshiroi. Fati nuk luan vetëm në anën e tij. Ironia pothuaj sa ceket në ngadhënjimin mbi veten dhe të atypëratyshmen. Drama nuk përdoret kurrë deri në fund dhe psikologjia, me të gjitha rravgimet zemërthyerjet e pamëshirshme që gërmojnë në tabanin e çartun të botës së tij personale. Ai është mjeshtri i impulseve të fshehura, i eksesve të pasionit, i dashurisë së çmendur, i dëshirave të shfrenuara, dhe i konfuzionit të ndjenjave, i thellësive të paimagjinueshme të emocionit njerëzor. Cvajgu, si biograf, u mor shumë me Dostojevskin, Verlenin, Niçen dhe sigurisht Frojdin. Kjo ka lënë gjurmë në universin e tij letrar dhe shpjegon dëshirën e tij pothuaj libidinale për të depërtuar zonat më të errëta të shpirtit. Disa gjendje psikologjike kanë pushtet shqetësues mbi mua; më duket shumë intriguese të kërkoj shkaqet e tyre dhe thjesht, prania e personazheve të jashtëzakonshme ndez tek unë dëshirën e zjarrtë për të ditur më shumë për ta, një dëshirë pothuaj aq e fortë sa dëshira për zotërim që gjendet te një grua, mendonte ai.


Cvajg i dha fund jetes bashke me gruan e tij te dyte, me 22 shkurt te vitit 1942, ne Brazil, ku dhe kishte emigruar, pasi ishte tronditur nga ardhja e nazizmit ne fuqi dhe nga fitoret e tij.


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 17 nga 17 libra
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin, për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi, sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Jeta e tij u shua dhe që nga ajo kohë ka kaluar pothuajse një shekull. Krijimet e tij, dikur të ngritura në qiell nga gjithë bota, tani i ka mbuluar harresa; kanë mbetur disa vjersha të pavyshkura, disa strofa të pavdekshme prej "Çajld Haroldit" dhe "Don Zhuanit", por edhe ato janë ngurtësuar nën mbulesën e lavdisë dhe të nderimit.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Sa herë përmendet emri i Stefan Cvajgut një tjetër shkëlqim merr letërsia. Një penë që diti të futej në skutat e qenies njerëzore, të ndiente dhimbjen e dashurinë, dridhjet dhe përshkënditjet bashkë me të; pena që dalloi detajet më të imëta të veprimeve dhe fizikut të saj, të cilat përcillnin shumë mirë atë çfarë fjalët nuk e thoshin dot. Hapësira...

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Gjeniu i një nate është historia e Claude Joseph Rouget de Liste, kompozitor dhe poet, i cili shkroi brenda natës së 25-26 prillit 1792 këngën e ushtrisë franceze, e cila më vonë u njoh me emrin Marsejeza dhe u bë himni zyrtar. ?

  • Shikim i shpejtë
    1 300 Lekë Në stok

    Kjo është biografia e njeriut që Stefan Cvajg e cilëson si “Makiavelin e ditëve moderne”. Autori në këtë vepër ka dhënë portretin e qartë të ministrit të atëhershëm të policisë, qëllimi i vetëm i të cilit ishte mbijetesa politike dhe ushtrimi i pushtetit.

    1 300 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Në stok
    I ri

    Në histori vlera morale e veprës nuk përcaktohet nga për fitimi material. Përgjatë rrjedhës së kohës, njerëzimin e pasuron vetëm ajo vlerë që ia ngre nivelin e diturisë dhe ia forcon vetëdijen e tij krijuese. Nisur nga kjo, vepra e Magelanit ua kalon të gjitha veprave heroike të kohës kur jetoi.

    1 400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Biografinë e librit të tij për Mari-Antuanetën, i cila u kurorëzua mbretëreshë e Francës në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Mari-Antuanetës me nënën e saj.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok

    O vetmi! Ti, atdheu im, vetmi. Nga bota e akullt e qetësisë vjen kënga e mërzisë. Zarathustra këndon këngën e mbrëmjes, këngën e natës së fundit, këngën për kthimin e përhershëm.

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Në këtë vëllim përfshihen novelat: "Rrugica në dritën e hënës", "Koleksioni i padukshëm", "Bukinisti Mendel", "Leporela", "Novela e shahut", "24 orë nga jeta e një gruaje", "Novelë verore", "Perëndim zemre", "Njohja e beftë me profesionin e ri", "Xhelozia", "Gruaja dhe peizazhi", "Episod nga liqeni i Gjenevës" dhe "Letra e një të panjohure"

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Në stok

    Një legjendë fantastike e shandanit shtatëkrahësh me rrugëtimin e tij nga Jeruzalemi në Babiloni, grabitjet e tij dhe rikthimit sërish në Jeruzalem, i përshkruar mjeshtrisht nga tregimtari i famshëm Stefan Cvajg.

    650 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Ky është vëllimi i parë i treshit në ciklin e titulluar "Ndërtuesit e Botës"; një përpjekje kjo për një tipologji shpirtrash. Ketu jane perfshire autoret: Balzak, Dikens dhe Dostojevski. Dy vëllimet e tjera janë: "Beteja me demonin: Holderin, Klais, Niçe" dhe tjetri: "Tre poetë të jetës së tyre: Kazanova, Stendal dhe Tolstoi".

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvicër. Pas një udhe të gjatë me tren,...

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 17 nga 17 libra