Randall Munroe, një ish-inxhinier i robotikës në NASA, është themeluesi i faqes komike të web-it xkcd dhe autori i “xkcd: volumi 0”. Unioni Ndërkombëtar i Astronomisë së fundmi emërtoi një asteroid me emrin e tij; asteroidi 4942 Munroe është i madh mjaftueshëm sa për të shkaktuar zhdukje në masë, nëse do të godiste ndonjë planet si Toka. Ai jeton në Kembrixh, Masaçusets.
Ky libër përmbledh përgjigjet më të famshme nga faqja “Po sikur?” e xkcd-së. Shumë prej pyetjeve (51 përqind) janë të reja dhe u është dhënë përgjigje për herë të parë këtu. “Po sikur?” është një gosti informative për fansat e xkcd-së dhe për cilindo që pëlqen të meditojë pyetje hipotetike.