Ndre Mjeda

Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër dhe është ndarë nga jeta më 1 gusht 1937. Ai është ndër poetët më të spikatur të Rilindjes Kombëtare. Veç veprimtarisë së tij si poet, Mjeda vlerësohet për kontributet në miratimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Mësuesia dhe meshtaria ishin dy prej aktiviteteve që i ushtroi gjatë gjithë jetës së tij

Më 20 nëntor 1866 lind në Shkodrë Ndre Mjeda. Ai studioi për teologji dhe më pas ka punuar si mësues dhe shërbeu famullitar në fshatra të ndryshme, periudhë kur lidhet me lëvizjen patriotike.


Poema e tij me e njohur është “Vaji i bylbylit”, e cila përshkohet nga thirrja për liri. Më 1901, themelon shoqërinë “Agimi”; krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Për veprimtarinë e tij patriotike autoritetet osmane e arrestojnë.


Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes; më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e lëvizjes demokratike (1920-1924), Ndre Mjeda merr pjesë në jetën politike dhe u zgjidhet deputet.


Pas kthimit te Zogut, tërhiqet nga jeta politike dhe punoi si prift në Kukël. Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër dhe ndërroi jetë në këtë qytet më 1 gusht 1937.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Në këtë poemë shoqërore - psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti. Poema, "Andrra e jetës", është vazhdim, shtjellim i përgjithshëm i motiveve nga jeta e fshatarëve të...

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Nuk është në stok

    400 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra