“Dita e shtatë” – një udhëtim në ferrin e kohëve moderne, ku na udhëheq Yang Fei, heroi kryesor i romanit, që vdes papritmas në moshën dyzetenjëvjeçare. Duke mos pasur truall për varr, atij i duhet të endet pa pushim në botën e përtejme, pa një qëllim të caktuar. Gjatë harkut kohor të shtatë ditëve (koha që iu desh Zotit të krijonte botën), heroi ynë...
Si një nga dhjetë librat më me influencë të dekadës së fundit në Kinë, ky roman i vlerësuar ndërkombëtarisht, shkruar nga një prej shkrimtarëve më të mirë bashkëkohorë të Kinës, paraqet një portret të guximshëm të jetës nën kryetarin Mao.
Kjo vepër e mirënjohur klasike bashkëkohore e letërsisë kineze, portretizon se si djali i llastuar i një qiradhënësi u shndërrua në një fshatar zemërmirë.