Peter Handke

Peter Handke u lind në Kärnten të Austrisë më 6 dhjetor 1942. Para provimit përfundimtar ai i ndërpreu studimet e drejtësisë dhe botoi romanin e tij të parë "Die Hornissen". Në të njëjtin vit, më 1966, vijoi në Frankfurt inskenimi i pjesës teatrale Publikumsbeschimpfung (Sharje për publikun) ku kritikonte sidomos grupin letrar legjendar të viteve '60, "47", inskenim që do ta bënte Handken të famshëm brenda natës.


Ndër tekstet e tij më të famshme në prozë janë "Die Angst des Tormanns beim Elfmeter" (Frika e portierit para penalltisë, 1970), "Der kurze Brief zum langen Abschied" (Letra e shkurtër për ndarjen e gjatë, 1972) dhe "Versuche" (über die Müdigkeit, die Jukebox und den geglückten Tag, 1989-1991) (Eksperimentet mbi lodhjen, jukeboxin dhe ditën me fat), 1970).


Peter Handke kishte qenë për vite me radhë në listën e kandidatëve kryesorë për çmimin Nobel. Bashkëkombësaja e tij, nobelistja austriake, Elfride Jelinek, ishte e mendimit se ai e meritonte çmimin që para saj. Jelinek e kishte marrë çmimin më të famshëm të letërsisë në vitin 2004, në atë periudhë, Handke ishte ende një nga miqtë e familjes së diktatorit të egër serb, Sllobodan Milosheviç, dhe do të nënshkruante së bashku me shkrimtarin Robert Dickson një apel për mbrojtjen e Sllobodan Millosheviçit, - asokohe në bankën e të akuzuarve në Hagë, me akuzën për gjenocid dhe krime lufte. Kur Milosheviçi ndërroi jetë në vitin 2006, Handke do të mbante edhe fjalimin e varrimit. Në vitin 2008 ai do të deklaronte, se po të ishte serb, do të votonte për partinë ultranacionaliste të Tomislav Nikoliçit. Por këto episode të çuditshme nga jeta e shkrimtarit austriak nuk e penguan jurinë e Çmimit Nobel për ta dhënë këtë trofe për Peter Handken.


Në gjuhën shqipe janë botuar disa nga romanet e tij: “Mëngjarashja” “Një brengë përtej ëndrrave”, Nje nate te erret lashe shtepine tine te heshtur”, “Ankthi i portierit para penalltise”, Leter e shkurter lamtumire e gjate”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 6 nga 6 libra
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    Një nga tekstet më domethënëse të Peter Handkes, një thriller i tensionuar dhe anormal, me një stil narrativ tejet origjinal.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 430 Lekë 2 700 Lekë -10% Në stok

    Peter Handke eshte nder nobelistet me te debatuar, por pas laureimit, erdhen menjehere romane te tjera ne shqip nga shtepite botuese Aleph dhe Dituria. Ne kete set sjellim tre libra te ardhur se fundi ne shqip: “Nje nate te erret lashe shtepine time te heshtur”, “Ankthi i portierit para penalltise” dhe “Leter e shkurter lamtumire e gjate”, te cilat...

    2 430 Lekë
    2 700 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Letër e shkurtër lamtumirë e gjatë është një nga romanet më novatorë dhe zbavitës të të madhit Handke. Mbi të gjitha, ky roman është një letër dashurie për Amerikën, peizazhet e saj dhe kulturën vendase, me premtimin e një jete të re – apo trupon pa jetë të një të vjetre – janë të gjitha pas kthesës më të parë që ndesh.

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    Ajo ishte tridhjetë vjece dhe jetonte në një koloni shtëpish tip bungalow të ndërtuar në formë tarracash në shpatin jugor të një malësie qendrore, pikërisht mbi tisin prej mjegulle të një qyteti të madh. Kishte ca sy që nganjëherë, edhe kur ajo nuk shikonte kënd, shkëlqenin, pa ndryshuar fytyra e saj në tërësi. Një pasdite të vonë dimri ishte ulur pranë...

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    Pas shumë kohësh, rivjen për lexuesit shqiptar romanin i nobelistit të vitit 2019 Peter Handke “Nje brenge pertej endrrave”, një autor i shumëdebatuar në Shqipëri për qendrimet e tij rreth çështjes së Kosovës. Ky roman i merr ngjarjet nga Holokausti nazist dhe mbetet ndër librat më të mirë të këtij autori

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Nuk është në stok

    Ky është një roman i madh, shpesh fantast, fuqimisht evokues, për kon­iktin e një burri me veten dhe udhëtimin e tij drejt zgjidhjes së këtij kon­ikti.

    900 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 6 nga 6 libra