Saint-John Perse

Saint-John Perse është poet dhe diplomat francez, i laureuar me çmimin Nobel në vitin 1960 për ndjellje imazhesh në poezinë e tij. Ai konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj të shekullit të XX

Saint-John Perse është poet dhe diplomat francez, i laureuar me çmimin Nobel në vitin 1960 për ndjellje imazhesh në poezinë e tij.


Ka lindur më 31 maj 1887 dhe është ndarë nga jeta më 20 shtator 1975.


Vepra e parë e tij me poezi është “Imazhe për Kruzonë”, e botuar në vitin 1904. “Anabaza” është vepra e dytë e cila doli për herë të parë në qarkullim në vitin 1924 dhe që prej asaj kohe ka pasur me dhjetëra ribotime.


Në vitin 1941 botoi librin “Mërgimi”, një dedikim për mikun e tij, poetin amerikan Archibald MacLeish. Kjo periudhë e krijimtarisë përkoi edhe me qëndrimin në SHBA.


“Kronikë” është vepra e fundit e autorit para se të merrte çmimin Nobel.


Fjalimin që mbajti me rastin e marrjes së çmimit Nobel, Saint John Perse e botoi edhe si libër të titulluar “Poezi”.


Mes vëllimeve të tjera me poezi janë: Kënga e gruas që ishte atje” (1969); “Këngë për një ekuinoks” (1971)


Përkthyesi Alket Çani ka sjellë në shqip një koleksion poetik të këtij autori duke marrë poezi nga thuajse të gjitha vëllimet e autorit

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Saint-John Perse është poeti francez më i pazakontë. Ai është konsideruar si poeti më i madh i shekullit XX, duke e cilësuar si të paklasifikueshëm, pa pararendës e, natyrisht, edhe tejet të vështirë. Shqipërimi i këtij autori është bërë nga Alket Çani, i cili e përcjell te lexuesi me fuqinë e habisë, të mrekullisë dhe me shkallën e lartë të ligjërimit të...

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër