William Golding

William Golding është shkrimtar dhe profesor, i vlerësuar me çmimin Nobel në vitin 1983 me motivacionin: "Për romanet e tij me qartësi rrëfimi realist. Për larminë e përgjithësimit dhe miti duke hedhur dritë mbi gjendjen e njeriut në botën e sotme"

William Golding ishte profesor në vitet 1961 – 1962 në kolegjin Hollings në Virxhinia. Në 1982 u nderua me diplomën "ad honorem" në Sorbonë. Në tetor 1983 fitoi Çmimin Nobel me motivacionin: "Për romanet e tij me qartësi rrëfimi realist. Për larminë e përgjithësimit dhe miti duke hedhur dritë mbi gjendjen e njeriut në botën e sotme".


Studiuesit e veprës së tij, Ian Gregor dhe Mark Kinkead – Weeks, kanë shkruar se: "Romani i Golding – ut, "Perëndia e mizave", ka vlerë të çmuar jo pse ai na tregon errësirën e zemrës së njeriut, por ngaqë e nxjerr në pah atë, sepse është një vepër arti, e cila na mundëson që të hyjmë thellë brenda botës së tij.


Vegimet e tij bëhen vegimet tona dhe ky sinjal na bën të kuptojmë vërtetësinë e thënies së Shellit që "imagjinata është instrumenti kryesor për shëndoshjen morale". William Golding ndërroi jetë më 19 korrik 1993 në Wilthshire në Angli.

Lista e librave të autorit

--
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra