Paola Calvetti është një prozatore dhe gazetare e njohur italiane
Calvetti ka lindur në Milani në vitin 1958. Ka studiuar në Liceun Manzoni për linguistikë dhe më pas është diplomuar në fushën e artit (Dramë, Art dhe Muzikë) në Universitetin e Bolonjës. Pas mbarimit të studimeve ajo shkroi librin e saj të parë “Lo spazio fantastico”.
Karriera e saj nisi si gazetare në gazetën e përditshme “La Repubblica”, duke shkruar artikuj në fushën e kërcimit dhe muzikës. Më pas kontribuoi për emisionet e RAI 2. Në vitin 1999 publikoi novelën e saj të parë “L’Amore segreto” , e cila u përkthye në disa vende të botës. Në novelën e saj të dytë “L’addio” sjell historinë e tri grave dhe miqësinë e tyre.
Novela e tretë “Né con te né senza di te” doli në qarkullim në vitin 2004 dhe është frymëzuar nga filmi i François Truffaut “The Ëoman Next Door”.
Në vitin 2006 publikoi librin “Perché tu mi hai sorriso” (Bompiani), një lloj dueli mes nënës së vjetër dhe vajzës, e impresionuar nga një lloj marrëdhënie misterioze dhe pasionante.
Paola Calvetti është e martuar dhe ka dy fëmijë.
A është e mundur të përjetohen dashuri të tilla në një kohë kur bota gëlon nga interneti dhe celularët? A do të munden Ema dhe Frederiku të ruajnë atë ndjenjë të pastër të rinisë me anë të letërkëmbimit? Letrat e tyre do të përshfaqin një dashuri të pastër, të ndërthurur me një katalog të rrallë titujsh dhe personazhesh, të cilët shërbejnë edhe si një...
Shkrimtarja italiane Paola Calvetti, pas romanit “Ne të dy si një roman” vjen me një tjetër libër për lexuesit shqiptarë: “Të pafajshmit”. Por kësaj radhe, personazhi i saj është një vajzë nga Shqipëria e emigruar në vitin 1991, e cila i binte violinçelit. Ajo njihet me Jakobit, i cili luante me violinë dhe të dyve iu ndodh diçka e papritur teksa luajnë...