Samuel Beketi është një nga shkrimtarët modernë të shekullit të XX, njëherësh themelues i teatrit absurd
Samuel Beket (lindi më 13 prill 1906- u nda nga jeta më 22 dhjetor 1989) ishte një shkrimtar avangrardist irlandez, dramaturg, skenarist, drejtor teatri, poet, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në Paris. Ai ka shkruar në të dyja gjuhët; frëngjisht dhe anglisht. Beket është ndër shkrimtarët më me ndikim të shekullit të XX.
Vepra e Beketit na sjell një këndvështrim tragjikomik të ekzistencësë njerëzore, shpesh herë të shoqëruar me një komedi të zezë dhe humor vrasës, dhe në fundin e karrierës së tij si shkrimtar bëhet në mënyrë rritëse minimalist. Ai konsiderohet një nga shkrimtarët e fundit modern dhe figura kyçe e asaj që Martin esslin e quajti Teatri Absurd.
Beketi ka marrë çmimin nobel për Letërsi në vitin 1969 “për shkrimin e tij i cili sjell forma të reja në prozë dhe në dramë, në mjerimin e njeriut modern, të cilin e ngriti në nivelet më të larta”.
Beketi ka shkruar shumë drama, romane, tregime dhe libra me poezi. Në shqip janë përkthyer të paktën 6 libra nga botimet Çabej dhe nga Tirana Times.
Përmes një rrëfimi që bëhet gjithmonë e më i ngjeshur dhe esencial, dramat shprehin, edhe fizikisht, gozhdimin e personazheve një kuadër ku nuk është i mundur asnjë evoluim ekzistencial apo psikologjik. Në 1969, vlerësohet me çmimin Nobel.
Krijimtaria më e spikatur në prozën e shkurtër të këtij autori të famshëm të shekullit XX, vjen në këtë vëllim të shqipëruar nga Idlir Azizaj.
Krijimtaria më e spikatur në prozën e shkurtër të këtij autori të famshëm të shekullit XX, vjen në këtë vëllim të shqipëruar nga Idlir Azizaj.