Rikard Ljarja lindi në Shkodër më 1 prill 1943 dhe u nda nga jeta më 20 prill 2020, në moshën 77 vjeçare. Ai mbetet një ndër aktorët më të shquar të kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Ljarja ishte edhe regjizor, skenarist dhe autor i disa librave me tregime dhe romane.
Studimet e mesme i mbaroi në Shkodër ndërsa në vitin 1965 përfundon shkollën e lartë të aktrimit “Äleksanndër Moisu në Tiranë.
Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin "Migjeni" në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.
Në platformën e Bukinist.al gjeni tre nga librat e tij, “Josifopedia” “9 të shkurtra” dhe një libër të botuar në gjuhën angleze nga Botimet Papirus.
Rikard Ljarja shfaqet para lexuesit me kete liber edhe si tregimtar. Ne kete botim sjell refleksione te thella per jeten, me nje bote plot gjalleri dhe drame, e pare ne nje kendveshtrim tejet origjinal, me nje narracion te stilit kinematografik.
Kjo prozë u shkrua para gati dyzet vjetëve me mendimin që të bëheshin tre filma të shkurtër dhe të shfaqeshin si një film sepse tema ishte e njëjtë. Mora para sysh kohen e pushtimit: Në fillim u sulmua bregdeti, mbas tri ditësh Shkodra, dhe në fund malësia. Vetëm pjesa e dytë triptikut arriti të bëhej film. E para dhe e fundit nuk patën fat. Mbasi ka...