Paolo Foresti është diplomuar në Shkenca Ekonomike në Universitetin e Romës dhe është specializuar në Studime mbi integrimin evropian, mbi zhvillimin ekonomik dhe ekonominë ndërkombëtare.
Diplomat karriere, ka mbuluar detyra të shumta në Romë dhe jashtë Italisë, sidomos në sektorin e diplomacisë shumëpalëshe si: përgjegjës për ekonominë në ambasadën e Beogradit; shef i sektorit të marrëdhënieve me vendet e Mesdheut dhe Lindjes së Mesme në përfaqësinë italiane pranë Komuniteteve Evropiane; në Farnezina, si shef i sekretarive të disa nënsekretarëve të jashtëm; Këshilltar Diplomatik i tre ministrave të mbrojtjes në periudhën mes rënies së murit të Berlinit dhe Luftës së Parë të Gjirit; Këshilltar Diplomatik i Ministrit për Politikat Komunitare; Ambasador në Tiranë dhe Kryeambasador i përfaqësisë pranë Bashkimit Evropian Perëndimor.
Në vitin akademik 1983-1984 ka qenë Chairman i Fellows në Center of International Affairs, të Universitetit të Harvardit (Kembrixh, Masaçusets, SHBA).
Autor i botimeve të shumta në gazeta e revista të specializuara italiane e të huaja, ka botuar vëllimin Dialogu me Shtetet e Bashkuara dhe Dobësia Evropiane (Bot. Il Mulino, 1986).
Pasi u largua nga detyra diplomatike ka kontribuuar në krijimin e dy institucioneve universitare private në Shqipëri, duke marrë pjesë në zhvillimin e tyre qoftë si rektor, qoftë si anëtar i Këshillit të Administrimit. Është nderuar me shumë dekorata.
Ish Ambasadori italian ne Shqiperi, Paolo Foresti u rikthehet kujtimeve te tij gjate sherbimit diplomatik, duke ndare ne nje rend kronologjik ngjarjet domethenese qe shenuan misionin, tranzicionin kritik qe kaloi vendi yne dhe momente qe shenuan per historine e ambasadorit por edhe per marredheniet dypaleshe