Sheryl Sandberg, Adam Grant

ADAM GRANT është psikolog, një nga profesorët më të shquar në Wharton dhe autor i dy librave shumë të shitur, Originals dhe Give and Take. Ai është një nga ekspertët kryesorë në psikologjinë e gjetjes së motivimit dhe kuptimit në jetë, si dhe jetesës me mënyra më krijuese dhe bujare. Adam-i ka marrë çmime nga Shoqata e Psikologëve Amerikanë, nga Fondacioni Kombëtar për Shkencën dhe shkruan shpesh për gazetën The New York Times. Ai jeton në Filadefia me gruan dhe tre fëmijët.


SHERYL SANDBERG është drejtuese biznesi, filantrope dhe Drejtore Operative e Facebook-ut. Ajo është autorja e librit bestseller “Të bëjmë përpara” dhe ka themeluar organizatën LeanIn.Org, për të ndihmuar të gjitha gratë të arrijnë qëllimet e tyre. Më parë ajo ka punuar si zëvendëspresidente e Shitjeve Globale dhe Operacioneve Online në kompaninë Google, si dhe Drejtore e Personelit në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo jeton në Kaliforninë e Veriut me dy fëmijët e saj. Sheryl-i do t’ia dhurojë të gjitha të ardhurat e këtij libri shoqatës OptionB.org, një nismë jofitimprurëse që ka për qëllim t'i ndihmojë njerëzit të rimëkëmben pas humbjeve të rënda dhe të gjejnë një kuptim të ri të jetës përballë vështirësive.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
Shfaq 1 - 1 nga 1libër