

“Ameba” është një përmbledhje me katërmbëdhjetë tregime, në të cilët autori, në saje të narracionit, ku përzihen forma të ndryshme shkrimi, si eseistika apo edhe drama, krijon një lojë polifonike personazhesh dhe peizazhesh, që rrëfejnë historitë e tyre, që i përkasin një ndërgjegjeje universale.
Ajo ulet të qërojë shegë. Një kokërr bie poshtë dhe ajo e shkel pa dashje. Nga këtu zënë të zgjohen hijet e asaj ngjarjeje të zymtë.