Srdjan Srdić

Srdjan Srdić ka fituar çmimin letrar për veprën më të mirë në prozë nga revista e “Ulaznica” (2007) dhe Çmimin “Lazarević Laza” për tregimin më të mirë të pabotuar në Serbi (2009). Proza e Srdjan Srdić -it është përkthyer në gjuhën angleze, shqipe, sllovene, polake, rumune, ukrainase, maqedonase dhe hungareze

Srdjan Srdić (Kikinda, 1977) u diplomua në Fakultetin Filologjik të Beogradit, Departamenti i Letërsisë Botërore dhe i Teorisë Letrare. Në vitin 2010 ky autori fitoi të vetmen bursë letrare serbe ofruar nga Fondacioni “Borislav Pekić ”. Romani i tij i parë “Vdekja e fushës” u botua në vitin 2010 dhe ishte në listën e ngushtë për çmimet më të rëndësishëm serbe dhe rajonale (Çmimit NIN, Meša Selimović dhe Bora Stanković ). Libri i tij i dytë, një përmbledhje tregimesh të shkurtra, të cilësuara ‘Espirando’, u botua në vitin 2011 (për këtë vepër autori fitoi çmimet letrare “Biljana Jovanović ” dhe “Edo Budiša). Ky autor ka fituar çmimin letrar për veprën më të mirë në prozë nga revista e “Ulaznica” (2007) dhe Çmimin “Lazarević Laza” për tregimin më të mirë të pabotuar në Serbi (2009). Proza e Srdjan Srdić -it është përkthyer në gjuhën angleze, shqipe, sllovene, polake, rumune, ukrainase, maqedonase dhe hungareze.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Romani Satori ndërthur edhe tekste nga Edukimi sentimental i Gustave Flaubert, nga Oblomovi i Ivan Goncharov, ku shfaqet mishërim i njeriut të tepërt dhe të paaftë për të ndërmarrë veprime të rëndësishëme. Të dallueshme në tekst janë edhe kolazhet narrative që autori përdor, duke iu referuar grupeve muzikore eksperimentale apo personazheve të serialeve...

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër