Stefan Hertmans, autor i shumë romaneve, dramave, eseve dhe poezive, është një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të njohur të Flandrës. Në vitin 2014 , është nderuar me çmimin letrar AKO për romanin “Luftë dhe Terpentinë”, ndërsa në vitin e 2019 , për kontributin e krijimtarisë tij është nderuar me çmimin Constantijn Huygens. Për më shumë se njëzet vjet ka qenë profesor në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura “Ghent”.
Duke u mbështetur në shënimet e ditarit të gjyshit të tij, në kujtimet e fëmijërisë dhe në historitë e treguara nga pikturat e Urbainit, Hertmans ka ndërtuar një rrëfenjë romantike të gjyshit dhe të sjellë në jetë me forcën e madhe të imagjinatës detaje të gjalla. “Lufta dhe Terpentina” është një vepër magjepsëse për një jetë që përkoi me tragjedinë e një...