Akademik Shaban Sinani është studiues dhe historian i letërsisë, etnolog, eseist dhe publicist shqiptar. Që nga dhjetori i vitit 2019 mban titullin më të lartë shkencor, Akademik.
Shaban Sinani ka lindur më 16 prill 1958 në Ndërshen të Lurës. Në vitin 1983 përfundoi studimet për “gjuhë-letërsi shqipe” në Universitetin e Tiranës. Nën udhëheqjen shkencore të prof. Shaban Demiraj diplomohet me tezën “Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe”.
Në vitin 1996, me studimin mononografik “Mitologji në Eposin e Kreshnikëve”, merr gradën “Doktor i Shkencave”. Është autor i mbi 25 librave studimorë dhe eseistikë.
Veprat kryesore: Një dosje për Kadarenë – 2005; Mitologji në Eposin e Kreshnikëve – 2006; Për prozën e Kadaresë – 2009; Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të (Studime) – 2010; Midis dy Rilindjesh – 2010; Etnos në epos – 2011; Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K” – 2011; Camaj i paskajuar – 2011; Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" – 2011; "Njerëzit e krisur" të Dritëro Agollit – 2012; Tradita gojore si etnotekst, studime për etno - folkloristikën krahasimtare – 2012; Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe-2013.
Në vitin 2019 libri i Akademik Shaban Sinanit “Pyetje të tjera në Albanologji” u shpall si botimi më i mirë i vitit 2018 nga platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe Leximtari në kategorinë e librit studimor.
Albanian stand toward the Jewish question in keeping with the historical truth, on the other hand does liberate it from the flood of folkloric myths and interpretations that have lately disregarded history in favor of legend.
Studime në antropologji kulturore është pjesa e tretë e një serie studimesh në këtë fushë: Antropologjia kulturore e sheh historinë e njerëzimit si histori mendimi.
Berati është një prej qyteteve që i ka dhuruar botës shqiptare, për botën e madhe, jo një emër, po një mbiemër, mbiemrin Beratinus - beratini. Kodiku i Purput i Beratit e ka bërë të famshme botën shqiptare me anë të një mbiemri, gjë që ndodh shumë rrallë.
Koha e formimit të etnosit shqiptar është koha e formimit të eposit shqiptar, "gojëdhënës kombëtare", përkojnë jo rastësisht në një kalendar krahasimtar. Studimi ka për qëllim të identifikojë këtë kushtëzim dhe të argumentojë ndikimin e formimit të vetëdijes etnike parashqiptare në krijimin e eposit legjendar shqiptar.
Rishkrimi i historisë së letërsisë, si dhe i çfardo historie tjetër, është një proces i ligjshëm, sepse çdo brez ka të drejtë ta rishkruajë historinë.
Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.
Për fat, pikërisht në kohëra të tilla (të vështira) dalin në dritë, pavarësisht se sa të dukshme bëhen, vepra me rëndësi parësore për kulturën dhe dijen e një kombi. Një libër i tillë është Kodikët kronografikë të Shqipërisë (Shkrime dhe dorëshkrime prej Rilindjes Europiane deri në Rilindjen Kombëtare)
"Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K", është në vijim të botimit të mëparshëm i "Një dosje për Kadarenë", i cili u publikua për herë të parë në vitin 2005, në Tiranë.
Kjo monografi mund të koniderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri.
Dokumentacioni i gjerë që shoqëron arsyetimin e autorit është shumë i vlefshëm në këtë rast dhe burimi për teza të ndryshme shkencore
Libri Mite dhe demonë në veprën e Kadaresë është konceptuar në pesë kapituj.Duke qenë një vepër me standarde shkencore, libri mbështetet në analiza dhe referenca të shumta. Gjithashtu, në fund libri ka edhe treguesin emëror, përgatitur nga Eranda Allmetaj.
Për eposin shqiptar është shkruar mjaft. Dijetarë jashtë vendit kanë botuar monografi për të, ose për motive të krahasuar të epikës legjendare. Por Mitologji në eposin e kreshnikëve është e para monografi për eposin që bëhet gati për botim këtu, në Shqipëri.
Studimi "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe" është trajtuar me seriozitetin dhe këmbënguljen e një studiuesi të mirëfilltë. Autori me guxim është futur edhe në rrugën e etimologjisë së mjaft ndajfoljeve përemërore, jo vetëm të etimologjive të reja e të dukshme, por edhe të etimologjive enigmatike, të errësuara nga koha e të ndërlikuara nga struktura.
"Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të". Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.
Libri ka për qëllim të lehtësojë një lexim shkencor të prozës së Kadaresë, sidomos për studiuesve e rinj apo ata që kërkojnë çelësa të tjerë për komunikimin me botën e tij fictionale.
Libri "Pyetje në Albanologji" merret me autoritete, argumente e probleme të hershme e të sotme të albanologjisë.
Qëllim themelor i projektit është njëherësh verifikimi i tezave, vlerësimeve, qortimeve e pohimeve të këtyre autorëve paralelisht me atë të mendimeve të dijetarëve rreth tyre në historitë e letërsisë, kulturës dhe arteve shqiptare.
Duke thelluar kërkimet e tij, sidomos në arkiva të huaja, në shërbim të plotësimit me fakte, argumente dhe dokumente të reja rreth lidhjeve shqiptaro-hebraike në funksion të shpjegimit shkencor të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë botërore në Shqipëri, sjellje unike që vazhdon të çudisë botën edhe sot e kësaj dite, studiuesi Shaban Sinani sjell...
Krahasimet e traditës gojore, në atë shkallë sa ekzistonin para botimit të këtij libri, kanë pasur si pikë reference kryesisht kulturat klasike greke e romake, si dhe folklorin e popujve të sllavëve të jugut.
Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.