Sabri Godo ka qenë shkrimtar, politikan dhe gazetar i njohur. Ai shquhet për dy romanet e tij kushtuar dy prej figurave historike, Skënderbeut dhe Ali Pashë Tepelenës
Sabri Godo ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Mori pjesë në Luftën Antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia. Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.
Në janar të vitit 1991 s. Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Aktualisht është kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.
Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.
"Ali Pashë Tepelena" është padyshim kryevepra e këtij autori. Një senjor analist i medias shqiptare ka thënë: "Nëse dëshiron të kuptosh shpirtin e qeveritarëve shqiptarë të sotëm dhe politikën tonë në tërësi, leximi i "Ali Pashë Tepelenës" së Godos është një parakusht.
Librat e botuar nga Sabri Godo:
"Plaku i Butkës", Roman historik (1966);
"Zëra nga burime të nxehta", tregime (1972);
"Intendenti", tregim (1973);
"Skënderbeu" (1975)
"Prova e zjarrit", roman (1977);
"Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985);
"Ujërat e qeta", roman, (1988);
"Koha e njeriut", roman (1990).
Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik, sepse diku do të biesh në ndonjë gropë.
"Ata që e njohin mirë Sali Butkën, që e shohin veprimtarinë e tij nën prizmin e detyrave të lëvizjes sonë kombëtare gjatë pushtimit turk e në vitet 1912 - 1920, si dhe nën prizmin e detyrave të lëvizjes sonë demokratike në vitet 1920 - 1924 e vënë patriotin e shquar në radhën e atyre që shkrinë gjithë jetën për lirinë e pavarësinë e atdheut. Një kontribut...
Roman historik, ndryshe nga të tjerët, i shkruar nga i mirënjohuri Sabri Godo, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Romani përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë mendon ai, mënyrën e komunikimit me të afërmit, ushtarët, trimat shqiptarë, dashurinë për Shqipërinë. Një roman që këtë figurë kaq të lartë...