Sonila Strakosha ka lindur në vitin 1975. Ka përfunduar studimet në degën Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës në vitin 1998. Më pas ka emigruar në Itali. Strakosha është autore e disa librave, të shkruar në shqip dhe në italisht. Ajo është autore e romanit “Një vit nga jeta e Borës”, botuar në shqip. Po ashtu, ka shkruar edhe dy romane në italisht: “Corinne” dhe “Racconto d’amore”. Këto dy libra janë vlerësuar nga lexuesit dhe kritika italiane. Së fundi, autorja vjen para lexuesit shqiptar me novelën “Portret gjysheje”, - një projeksion narrativ autobiografik, i hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Fan Noli në Tiranë.
Sonila Strakosha vjen me nje roman te ri per lexuesit, - i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Mediaprint. Një libër tek i cili përballen dy periudha, përplasen realitete, gjuhë, tradita, zakone të ndryshme.
Pas sprovave të suksesshme të shkrimit të romaneve në italisht, Sonila Strakosha vjen me një novelë me projeksion të fortë autobiografik. “Portret gjysheje” nis si një udhëtim i autores në rrugët e kujtimeve të vogëlisë. Këto kujtime nuk ndalen aty por vazhdojnë ecin duke gjurmuar momente të tjera të veçanta e të rëndësishme për të. Ky rrëfim shërben edhe...
Një histori për fëmijë e cila ka si synim të ndërgjegjësojë të vegjlit mbi rëndësinë e sjelljes së hijshme dhe mirësisë. Ky rrëfim godet bullizmin duke mos harruar të theksojë po ashtu rolin kyç e thelbësor të cilin duhet të luajnë në raste të tilla prindërit, mësuesit, dhe edukatorët, si dhe kujdesin apo vëmendjen që ata duhet të kenë kundrejt fenomeneve...